AlbanianSport.com 21/12/2017 09:00
ASNN – Tirana është shpallur “kampione” e dyfishtë e Shqipërisë në peshëngritje, ndërsa Kampionati Kombëtar i Të Rriturve është zhvilluar në Durrës në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala”.
Evangjeli Veli për femra dhe Krenar Shoraj për meshkuj ishin sportistët më të mirë të kampionatit, kurse nuk ka pasur rekorde, ndërsa sportistët janë ruajtur për Evropianin, që zhvillohet në marsin e ardhshëm në Tiranë.