Peshëngritje / Teuta & Skënderbeu, kampionët e shtangës shqiptare (Video)

Share Button

Peshengritje-Kampionati-Kombetar-2014-rreshtimi

AlbanianSport.com 23.09.2014 10:40

ASNN – Skënderbeu për femra dhe Teuta për meshkuj janë kampionët e Shqipërisë në peshëngritje për të rritur. Kampionati Kombëtar, i cili u zhvillua në fundjavë në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet, u karakterizua nga konkurrenca e fortë, ndërsa në bazë të rezultateve të tij do të përcaktohet edhe përbërja e ekipit tonë përfaqësues në Botërorin e nëntorit në Kazakistan.

Sporti më i suksesshëm shqiptar në arenën ndrëkombëtarje, peshëngritja, ka mbajtur të shtunën Kampionatin e saj Kombëtar për Të Rritur, që u zhvillua në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë. Në fakt, i gjithë kampionati ka qenë këtë radhë i një niveli ndërkombëtar. Duke nisur që nga ceremonia e hapjes, nga pajisja e të gjitha skuadrave pjesëmarrëse me uniforma nga ana e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, e duke vijuar me kohë elektronike, rezultate të pasqyruara në monitor, pedana e garës e ndarë nga salla e nxehjes dhe gjithçka tjetër i ka ngjarë një gare të vërtetë ndërkombëtare.

Kampionati, i cili si rrallëherë në këto vitet e fundit është zhvilluar mbi bazën e një norme kualifikuese, ka patur konkurrencë të jashtëzakonshme dhe në të morën pjesë 5 ekipe femrash dhe 13 ekipe meshkujsh. Gara më emocionuese ka qenë ajo e peshës 77 kg për shkak të duelit mes Daniel Godellit dhe Hysen Pulakut, teksa ky i fundit kthehej në gara pas dy vjetësh mungesë. Ka fituar Godelli, i cili në shkëputje ka thyer pas 15 vjetësh rekordin e Ilir Sulit, tashmë në shifrat e reja 166 kg.

Në shtytje është i padiskutueshëm, teksa me 192 kg është kampion. Ndërkohë që Erkand Qerimaj, pasi ka ngritur 155 kg në shkëputje, është dëmtuar në bërrylin e majtë, teksa ka garuar në peshën 85 kg. Në provën e dytë në shkëputje ai ka tentuar të ngrejë 160 kg, por është dëmtuar dhe më pas është tërhequr nga gara. Në përfundim, Skënderbeu për femra dhe Teuta për meshkuj janë kampionët e Shqipërisë në peshëngritje për të rritur.

 

Kampionati Kombëtar i Peshëngritjes

 

Rezultatet dhe fituesit:

 

Femra

 

Pesha 48 kg

Ana Jovani (Skënderbeu)   45 kg 50 kg 95 kg

 

Pesha 53 kg

Shqiponja Brahja (Shtërmeni)   82 kg 90 kg 172 kg

 

Evangjeli Veli (Skënderbeu)     57 kg 75 kg 132 kg

Pesha 58 kg

Sherjana Rucci (Tirana)   65 kg 77 kg 142 kg

 

Pesha 63 kg

Maria Veli (Skënderbeu)   45 kg 55 kg 100 kg

 

Pesha +75 kg

Besarta Kollozi (Tirana)   61 kg 70 kg 131 kg

Manjola Karaj (Partizani) 50 kg 65 kg 115 kg

Marjela Bajrami (Apolonia) 69 kg –   –

 

Sportistja më e mirë: Shqiponja Brahja

 

Renditja ekipore:

  1. Skënderbeu 243 pikë
  2. Tirana 165 pikë
  3. Shtërmeni   84 pikë

 

Meshkuj

 

Pesha 56 kg

Bruno Muha (Teuta)   95 kg 120 kg     215 kg

 

Pesha 62 kg

Emanuel Lushi (Vllaznia)   115 kg     135 kg     250 kg

 

Pesha 69 kg

Alban Hoxha (Elbasani)     130 kg     150 kg     280 kg

 

Pesha 77 kg

Daniel Godelli (Tirana)   166 kg     192 kg     358 kg

(rekord kombëtar në shkëputje)

 

Pesha 85 kg

Krenar Shoraj (Apolonia)   155 kg     190 kg     345 kg

 

Pesha 94 kg

Sopot Sula (Teuta)   156 kg     180 kg     336 kg

 

Pesha 105 kg

Saimir Meta (Weightlifting Elbasani) 135 kg     155 kg     290 kg

 

Pesha +105 kg

Edison Elmazi (Flamurtari) 142 kg     170 kg     312 kg

 

Sportisti më i mirë: Daniel Godelli

 

Renditja ekipore:

  1. Teuta   598 pikë
  2. Weightlifting Elbasani 335 pikë
  3. Tirana 253 pikë

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

(Video) Kombëtarja / Arlind Ajeti: Besoj se mund t’ia dalim ndaj Çekisë

(Video) Kombëtarja / Arlind Ajeti: Besoj se mund t’ia dalim ndaj Çekisë

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:00 ASNN – Mbrojtësi i Kombëtares, Arlind Ajeti ishte të premten

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh