Peshëngritje / Sula: FSHP-së nuk i intereson podiumi, por servilizmi

Share Button

AlbanianSport.com 17.01.2017 07:50

ASNN – Peshëngritësi Sopot Sula ka përmendur edhe lënien jashtë Evropianit të Izraelit. Sipas 21-vjeçarit, në atë garë ndërkombëtare pjesëmarrja e delegacionit ka qenë më tepër turistike dhe se nga 6 veta që përbëhej, vetëm një ishte sportist. “Më hoqën nga Evropiani i 20-vjeçarëve që u zhvillua në Izrael me pretekstin që nuk donin të harxhonin nga taksat e shqiptarëve, sepse unë do të dilja i 16-ti”, – ka deklaruar ai për të përditshmen sportive shqiptare, “Panorama Sport”.
“Megjithatë, atje delegacioni ishte i përbërë nga 6 veta, nga të cilët vetëm njëri ishte sportist, ndërsa të tjerët ishin kthim “qoke”, meqenëse e votuan këtë federatë, – ka vijuar shtangisti. – Po kjo nuk quhej shpërdorim fondesh dhe përfundimi ishte një dështim absolut, zero medalje, zero dygarësh. Shkuan si turistë dhe u kthyen si të tillë.” Sula pretendon se kësaj federate i interesojnë servilët dhe jo vendet e nderit në podiumet ndërkombëtare.
“Kësaj federate nuk i interesojnë medaljet, i interesojnë servilët, – ka theksuar ai. – Nëse unë do të merrja pjesë në atë Evropian, më e pakta do të ishte që nuk do ta ktheja atë delegacion si turistë, por do ta justifikoja me një medalje sikur edhe bronzi. Pasi, me rezultatet e ngritura në garën e Tiranës në muajin mars në 2016-ën, unë kisha dy medalje të sigurta. Por, ç’rëndësi ka kjo për këtë federatë?! Ata janë aty për të treguar që federata është prona e tyre dhe mund të bëjnë çfarë të duan me të.”
Në fund të deklaratës për të përditshmen në fjalë, Sula ka dyshimet e tij për përfaqësimin e Shqipërisë në Evropianin e Të Rinjve dhe Nën-23-vjeçarëve, që do të zhvillohet në Tiranë nga data 15, deri më 22 tetor 2017. “Sidoqoftë, Evropiani i Të Rinjve dhe Nën-23-vjeçarëve zhvillohet këtë vit në Shqipëri dhe do të shohim sa medalje do të marrë kjo federatë diktatoriale me luftën e saj kundër fjalës së lirë dhe në mbështetje të servilëve dhe pseudo-sportistëve”, – ka përfunduar ai.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh