AlbanianSport.com 12.11.2016 07:50
ASNN – Sot në Vlorë, në mjediset e Hotel “Bolonjës”, do të mbahen zgjedhjet për president dhe anëtarë të kryesisë të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes. Por tashmë ka nisur lufta për një kontroll të plotë të situatë, apo së të gjithë atyre që do të votojnë. Dhe çuditërisht Tomorit i është hequr mandati dhe e drejta për të votuar. E ata demaskojnë se kjo gjë është nga dyshja Haxhihyseni-Gjoza.
Madje drejtuesit e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes kanë thënë se nuk është bërë i mundur komunikimi i plotë dhe marrja e mandatit nga Tomori. Pikërisht inspektori i sporteve në Bashkinë e Beratit, Alban Pambuku, do të deklaronte: “Nuk i kuptojmë aspak pretendimet e presidentit dhe sekretarit te FSHP-së, të cilët flasin dhe në studio televizive se Tomori është pa mandat në Asamblenë zgjedhore të ditës së shtunë.”
“E kjo gjë na bën të mendojmë se është plotësisht dashakeqëse që hidhet në opinion kjo ide prej tyre, – ka vijuar ai. – Madje e pretendojnë këtë gjë nëpërmjet sajesave, teksa thonë se janë kthyer të gjitha zarfat mbrapsht pasi nuk ka adresë! Kjo është jo vetëm e habitshme, por dhe e turpshme. Pretendimet e tyre nuk qëndrojnë sepse ata janë në komunikim elektronik si me mua, ashtu dhe me drejtorin e sporteve në Bashkinë e Beratit, Gersi Arbërin.”
“Unë dua praktikën e komunikimit të tyre që ta bëj publike në çdo kohë nëse do të jetë e nevojshme, – ka theksuar Pambuku. – Tomori ka një traditë nëpërmjet përfaqësimit të dhjetërave talenteve të peshëngritjes shqiptare deri në kampionë Ballkani. Dhe gjithnjë e ka përfaqësuar me dinjitetin ekipin kombëtar. Më vjen, sepse në një anë pretendojnë se janë duke bërë një organizim model të Asamblesë Zgjedhore.”
“or në anën tjetër i mohojnë votën Tomorit. Unë dua të bëj të ditur se ne e kemi mandatin tonë dhe ai nuk është i kthyer në Tiranë, siç dezinformojnë zotërinjtë e lartë drejtues aktual të peshëngritjes. Dhe përfaqësuesi i klubit të Tomorit në Vlorë do të jem unë. S’ka asnjë arsye të më pengojnë, kam mandat të ligjshëm. Askujt të mos i shkojë në mendje se do të djegin mandatin e Tomorit”, – ka përfunduar inspektori i sporteve në Bashkinë e Beratit, Alban Pambuku.