Peshëngritje / Shtanga, revolucion rrënjësor në kategoritë e peshave

Share Button

AlbanianSport.com 14/09/2018 19:20

ASNN – Një erë e re po fryn edhe për sportin e peshëngritjes, që tanimë ka ndërmarrë edhe njërën prej reformave më të thella të tij. Bëhet fjalë për ndryshimin e kategorive të peshave trupore të garës, si për meshkuj, ashtu edhe për femra, por edhe për të rinjtë dhe të rejat. Deri më tani ishin 8 kategoritë e peshave, por tashmë do të jenë 10 për meshkuj dhe femra, dhe 7 për Olimpiadat. Përtej betejës mbarëbotërore që po zhvillon me dukurinë famëkeqe të dopingut, një nga sportet më të vjetra dhe më të spikatura olimpike, peshëngritja, ka ndërmarrë edhe njërën prej reformave më të thella të tij.

Bëhet fjalë për ndryshimin e kategorive të peshave trupore të garës, si për meshkuj, ashtu edhe për femra, por edhe për të rinjtë dhe të rejat. Deri më tani ishin 8 kategoritë e peshave, por tashmë do të jenë 10 për meshkuj dhe femra, dhe 7 për Olimpiadat. Kështu, për meshkuj, të rritur dhe Nën-23-vjeçarët, kategoritë e peshave janë deri në 55 kg, 61 kg, 67 kg, 73 kg, 81 kg, 89 kg, 96 kg, 102 kg, 109 kg dhe mbi 109 kg. Ndërsa kategoritë e peshave olimpike janë deri në 61 kg, 67 kg, 73 kg, 81 kg, 96 kg, 109 kg dhe mbi 109 kg.

Ndërkaq, për femra, të rritura dhe Nën-23-vjeçare, kategoritë e peshave janë deri në 45 kg, 49 kg, 55 kg, 59 kg, 64kg, 71 kg, 76 kg, 81 kg, 87 kg dhe mbi 87 kg. Ndërsa kategoritë e peshave olimpike janë deri në 49 kg, 55 kg, 59 kg, 64 kg, 76 kg, 87 kg dhe mbi 87 kg. Edhe për grupmoshën e të rinjve, kategoritë e peshave trupore të garës kanë ndryshuar dhe, për meshkuj, ato janë deri në 49 kg, 55 kg, 61 kg, 67 kg, 73 kg, 81 kg, 89 kg, 96 kg, 102 kg dhe mbi 102 kg. Kurse për femra, ato janë deri në 40 kg, 45 kg, 49 kg, 55 kg, 59 kg, 64 kg, 71 kg, 76 kg, 81 kg dhe mbi 81 kg.

Deri më tani, kategoritë e peshave trupore ishin gjithsej 8, për meshkuj dhe femra, dhe të njëjta edhe për në Olimpiada. Por tanimë ato kanë ndryshuar dhe do të jenë 7 kategori në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, ku do të garojnë vetëm 196 sportistë, nga 260 që ishin në “Rio 2016”. Kjo nënkupton se numri i sportistëve të kualifikuar për në Olimpiadën e pas dy viteve do të zbresë nga 10 në 8 për çdo vend pjesëmarrës, nga 4 për secilën gjini.

Hendeku më i madh i deritanishëm i kategorive të peshave trupore ishte për meshkuj 11 kg (nga 94 kg në 105 kg kg), si dhe 9 kg (nga 85 kg në 94kg), ndërsa për femra ishte 15 kg, (nga 75 kg te 90 kg). Tanimë, në kategoritë olimpike, hendeku më i madh do të jetë, për meshkuj, 15 kg (nga 81 në 96) dhe 13 kg (nga 96 në 109), ndërsa për femra, 12 kg (nga 64 në 76) dhe 11 kg (nga 76 në 87).

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh