Peshëngritje / Shtanga kuqezi, gati për Botërorin e nëntorit në Turkmenistan

Share Button

AlbanianSport.com 2710/2018 12:30

ASNN – Kampionati Botëror i peshëngritjes do të zhvillohet këtë vit në Turkmenistan, në datat 1 deri në 10 nëntor. Pas shumë vitesh përfaqësim në të dy gjinitë dhe me një kontinengjent të bollshëm, këtë herë Shqipëria do të marrë pjesë në Botëror vetëm me meshkujt dhe konkretisht me 5 sportistë. Për herë të parë gjithashtu sportistët kuqezinj do të garojnë në pesha të ndryshuara.

Kështu, Briken Calja pritet të garojë në peshën deri në 73 kg, ndërsa më herët garonte në 69 kg). Në të njëjtën peshë do të garojë për ngjyrat kuqezi edhe Arbër Çercizi. Të dy këta sportistë do të garojnë më 4 nëntor 2018. Dy sportistë të tjerë të njohur, Daniel Godelli dhe Erkand Qerimaj, do të garojnë në peshën deri në 81 kg, ndërsa më parë garonin në 77 kg.

Kurse në peshën 89 kg Shqipëria do të përfaqësohet nga Krenar Shorajn (më herët garonte në 85 kg). Kjo veprimtari botërore merr rëndësi sepse ka vlerë kualifikuese për në Lojërat Olimpike të Tokios në vitin 2020. Sa më mirë në renditje, aq më shumë pikë për Shqipërinë dhe sa më shumë pikë të merren, aq më shumë sportistë do të çojë ajo në Olimpiadë.

Shanset për medalje janë të pakta, sepse sportistët nuk po kalojnë periudhën e tyre më të mirë të karrierës, nisur dhe nga disa dëmtime që kanë kaluar, por sikurse janë shprehur dhe vetë në media, shpresojnë të bëjnë më të mirën e tyre e të ndihmojnë skuadrën të marrë sa më shumë pikë për renditjen ekipore. Fundja, shtanga shqiptare është sporti i vetëm që ka vijimësi në paraqitjen më të mirë ndërkombëtare.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh