AlbanianSport.com 20.03.2015 08:40
ASNN – Si rrallëherë në këto 14 vitet e fundit, Shqipëria do të shkojë në Evropianin e Tbilisit në Gjeorgji, me një sportiste të vetme. Pas dëmtimit të Erkand Qerimajt, shpresat kuqezi do të mbeten në shpatullat e Shqiponja Brahjes. Ndonëse tashmë 42 vjeç, ajo nuk ka ndërmend të ndalet në këtë sport sfidues dhe synon zonën e medaljeve në këtë veprimtari kontinentale.
Ndonëse është në kufinjtë e 42 vjetëve në moshë, Shqiponja Brahja nuk ka ndërmend të ndalet. E zgjedhur si sportistja më e mirë e Kupës së Shqipërisë, të zhvilluar para pak ditësh në Durrës, ajo ka mbetur edhe përfaqësuesja e vetme e Shqipërisë në Evropianin e Të Rriturve, që do të mbahet në Tbilisi në Gjeorgji. Ajo synon zonën e medaljeve në këtë veprimtari kontinentale.
“Unë ndjehem shumë mirë me formën time, pavarësisht moshës dhe besoj që rezultatet më kanë dhënë të drejtë, – ka deklaruar Brahja, duke folur për AlbanianSport.com. – Mund të duket mjaft ambicioze, por unë synoj të sulmoj për podium në Tbilisi, ndonëse konkurrenca do të jetë e madhe. Por unë do ta provoj fatin tim.” Kështu, pas dëmtimit të Erkand Qerimajt, shpresat kuqezi do të mbeten në shpatullat e Shqiponja Brahjes.