Peshëngritje / Shqipëria me 3 sportistë në Evropianin Nën-23-vjeç & Të Rinj

Share Button

Peshengritje-Bishanaku-Pulaku-Kacani-Sula

Gjergj Vyshka 26.11.2014 12:30

Nga gjashtë sportistë të deklaruar për pjesëmarrje në Kampionatin Evropian për Nën-23-vjeçarët dhe Të Rinj, që po zhvillohet në Limasol të Qipros, peshëngritja shqiptare është shkurtuar vetëm në tre konkurrentë. Kështu kampioni i botës në peshëngritje për të rritur, Daniel Godelli, ashtu siç dhe kishte deklaruar më parë, nuk do të marrë pjesë në këtë Evropian.

Të paktën edhe sipas sekretarit të përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Muharrem Berisha, Godelli ka vazhdon ta ketë dëmtimin në bërryl, që do të ishte shumë e rrezikshme nëse do ta lëndonte dhe në këtë Evropian. “Tani objektivin kryesor që ne kishim, pra daljen “kampion bote” me Danielin e realizuam. Kështu që nuk kishte më vlera për t’u sforcuar dhe një herë në një garë të tillë”, – ka thënë Berisha.

Ndërkohë që nëse Godelli do të ishte për garë sot pasdite ai do të ngjitej në pedanën e Limasolit, ndërsa në deklarimin paraprak ishte 360 kg në dygarësh. Ndërkohë ata që do të marrin pjesë në këtë Evropian janë Hysen Pulaku, Sopot Sula dhe Aleks Kaçani, ndërsa trajnerë të ekipit kombëtar Kastriot Rukaj dhe Sokol Bishanaku dhe përgjegjës delegacioni Agron Haxhihyseni.

Pulaku konkurron të enjten në peshën 85 kg për Nën-23-vjeçarët, në ora 14:30, ndërsa deklarimin në dygarësh e ka 370 kg. Po të enjten, por tashmë për të rinjtë në peshën 94 kg, konkurron Sopot Sula, i cili ka deklaruar 340 kg në dygarësh. Dhe të premten e mbyll garimin për Shqipërinë në këtë Kampionat Evropian, Aleks Kaçani në peshën 94 kg për Nën-23-vjeçarët, në ora 12:30, ndërsa në deklarimin e tij në dygarësh ka pohuar 345 kg.

“Ne mund të kishim çuar dhe të tjerë, por dërguam këto sepse jemi të bindur se janë më pranë medalje”, ka përfunduar sekretari Berisha, kurse Shqipëria e peshëngritjes është tashmë gati për aktivitetin e fundit ndërkombëtar të vitit 2014.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Peshëngritje / Reagon Rilind Hysa, pohon problemet me analizën e tij

Peshëngritje / Reagon Rilind Hysa, pohon problemet me analizën e tij

AlbanianSport.com 23/02/2024 22:35 ASNN – Peshëngritësi i Teutës, Rilind Hysa, ka treguar për RTSH

Peshëngritje / FSHP kërcënon Qerimajn me gjyq me një reagim “maratonë”

Peshëngritje / FSHP kërcënon Qerimajn me gjyq me një reagim “maratonë”

AlbanianSport.com 22/02/2024 17:40 ASNN – Federata e Peshëngritjes replikon me Qerimajn pas akuzave

Tjetër skandal dopingu në peshëngritje, Qerimaj shpërthen ndaj Gjozës

Tjetër skandal dopingu në peshëngritje, Qerimaj shpërthen ndaj Gjozës

AlbanianSport.com 22/02/2024 15:50 ASNN – Erkand Qerimaj akuza ndaj presidentit Elez Gjoza: “Ka fshehur

(Video) Peshëngritja rikthehet me 3 medalje argjendi në Evropianin e Sofjes

(Video) Peshëngritja rikthehet me 3 medalje argjendi në Evropianin e Sofjes

AlbanianSport.com 16/02/2024 23:55 ASNN – Peshëngritje, Shqipëria merr 3 medalje të argjendta.

(Video) Peshëngritje / Nis konkurrimi kuqezi, Briken Calja, i 5-ti në garën e tij

(Video) Peshëngritje / Nis konkurrimi kuqezi, Briken Calja, i 5-ti në garën e tij

AlbanianSport.com 15/02/2024 21:15 ASNN – Briken Calja, i 5-ti në Evropianin e Sofjes. Peshëngritësi

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh