Gjergj Vyshka 08.09.2015 17:35
Shqipëria e peshëngritjes është bërë gati që të marrë pjesë në Kampionatin Evropian të Të Rinjve dhe të moshës deri në 23 vjeç, që, nga data 1, deri më 10 tetor do të zhvillohet në Izrael. Për të rinj, shtanga kuqezi do të përfaqësohet nga Emanuel Lushi në peshën 62 kg, Alban Hoxha në peshën 69 kg dhe Sopot Sula në peshën 94 kg.
Kurse për moshën deri në 23 vjeç përfaqësuesja kuqezi do të jetë e përfaqësuar nga Krenar Shorja në peshën 94 kg. Për t’u evidentuar është fakti vitin e kaluar në Qipro, Sopot Sula në peshën 94 kg për të rinj ka qenë i katërti në dygarësh me 346 kg, ndërsa në shkëputje ngriti 158 kg, kurse në shtytje 188 kg.
Ndërkohë për të rinj Hysen Pulaku në peshën 85 kg pati dalë “nënkampion” Evrope, ndërsa në dygarësh pat ngritur 369 kg, teksa me 166 kg në shkëputje ka qenë i dyti, kurse me 203 kg ka qenë i pari në shtytje. Por u skualifikua, ndërsa është pezulluar tetë vjet për shkak të përdorimit të substancave të ndaluara, teksa në Botërorin e vjetshëm në Kazakistan në analizat e antidopingut ka rezultuar me stanozolol.
Por në të njëjtën kohë Kacani është skualifikuar në Evropianin e të rinjve, sepse nuk realizoi asnjë provë në shkëputje e shtytje. Tashmë pritet që të ketë medalje si me të rinjtë, ashtu dhe me Nën-23-vjeçarët në Izrael.