Peshëngritje / Shaqiri: Perspektivën kuqezi të Olimpiadës e shoh të zymtë (I)

Share Button

AlbanianSport.com 20/01/2019 19:20

ASNN – Sporti në Shqipëri po kalon një krizë financiare dhe një krizë besimi, e cila nuk duhet parë e shkëputur nga zhvillimet në fushat e tjerë të jetës, kryesisht zhvillimet sociale. Pakësimi i numrit të sportistëve në shumë disiplina është shqetësimi kryesor, ndërsa mungesa e një projekti kombëtar për zhvillimin e sportit nuk sjell prioritete dhe nuk i jep sportit vendin që i takon në një shoqëri. Kuptohet, pa para nuk bëhet sport dhe në kushtet e reja ky element është vendimtar.

Kështu mendon dhe një prej specialistëve më të mirë shqiptarë të peshëngritjes, Hektor Shaqiri, teknik me përvojë dhe njohës i ecurisë së sporteve të forcës në tërësi. Me një karrierë 46-vjeçare si trajner, Shaqiri jep orientimet e tij në veçanti për peshëngritjen, apelon për përfshirjen e teknikëve veteranë që ai i quan baballarët e shtangës, si dhe ndihmesën ndaj të rinjve, që sipas tij duhen paguar që ta ushtrojnë këtë sport. Mbi të gjitha, Shaqiri apelon të hiqen barrierat që u bëhen pengesë të rinjve.

Kjo është intervista e trajnerit të njohur të shtangës, Hektor Shaqiri, dhënë të përditshmes shqiptare, gazetës “SOT”, të cilën AlbanianSport.com do t’jua sjellë në 3 pjesë dhe sot është pjesa e parë.

 

– Ky vit është i rëndësishëm për sportet e forcës në tërësi dhe atë të peshëngritjes në veçanti, sepse garat kanë vlerë kualifikuese në Olimpiadë. Çfarë duhet të presim këtë vit nga sportet e forcës?

– Unë nuk mund të flas për sportet e forcës në tërësi, por do të ndalem vetëm tek peshëngritja, të cilën e njoh mirë. Kam një frikë, e cila lidhet me situatën ku ndodhemi dhe pritshmëritë. Ky sport, dhe jo vetëm, po përballet me vështirësi. Nuk duhet të harrojmë se shtanga është sporti që ka mbajtur peshën kryesore të delegacioneve olimpike të Shqipërisë në 3-4 olimpiadat e fundit. Më shumë se gjysma e pjesëmarrësve kanë qenë nga peshëngritja, ç’ka tregon se ky sport në Shqipëri i ka merituar vlerësimet. Këtë edicion kualifikues për në Lojërat Olimpike të Tokios ne do të kemi vështirësi kualifikimi. E shoh me problem këtë, pasi nuk kemi më kontingjentin e dikurshëm të sportistëve cilësorë. Me rezultatet e fundit, praktikisht shoh të kualifikuar në Olimpiadë vetëm një shtangist, Briken Caljen, ndërsa të tjerëve u duhet një sforco e madhe. Dhe kur them të tjerët e kam fjalën për dy peshëngritësit, Erkand Qerimaj dhe Daniel Godelli. Megjithatë, unë shoh probleme në rang ekipor, pasi Botërori i ardhshëm ka vlerë kualifikuese dhe rëndësi për kualifikimin në Olimpiadë kanë pikët ekipore. E shoh të zymtë perspektivën sepse rezultatet nuk janë në atë lartësi që mund të kualifikojnë shumë sportistë në “Tokio 2020”.

 

– Çfarë duhet të bëhet që të përmirësohet gjendja?

– Federata duhet t’i vërë pikat mbi “i”. Është detyrë e saj të mendojë që tani për Olimpiadën dhe duhet që të mendojë seriozisht për Botërorin e këtij viti. Dihet që një sportist i jep pikë skuadrës kur është brenda 16-shes, të tjerët nuk marrin pikë. Nëse federata shtrëngohet mund t’ia dalë. Masat duhet të përfshijnë jo vetëm motivimin dhe ndihmën ndaj sportistëve që kanë mundësinë e rezultatit, por edhe kontrollet e vazhdueshme në stërvitje dhe ndjekjen e ecurisë së sportistëve hap pas hapi, në mënyrë që të mos ketë zhgënjime. Ne mund të çojmë më shumë se një sportist në Olimpiadë, nëse sportistët pjesëmarrës sigurojnë pozicione të mira, por siç thashë shpresa është kryesisht tek elitarët, pra treshja e sipërpërmendur. Këto masa të Federatës duhen marrë në mënyrë që të mos turpërohemi dhe shtanga ta ruajë atë pozicionin e saj elitar në gjirin e sportit shqiptar.

 

– Në tërësi detyra e një federate është të administrojë veprimtaritë, janë klubet ato që ndjekin ecurinë e sportistëve…

– Sigurisht që janë klubet, por federata ka detyrën e saj. Kur është fjala për prezantimin ndërkombëtar, federata thotë fjalën e fundit dhe ndjek strategjinë e saj për të pasur sukses. Nga ana tjetër, është e vërtetë që sportistët paguhen nga klubet, por ata paguhen dhe nga federata dhe pikërisht federata duhet të ketë kërkesë llogarie. Nuk duhet të kujtohemi një muaj para aktivitetit, por të punohet që tani për Botërorin, se është vendimtar për kualifikimin në Olimpiadë. Kërkesë llogarie duhet që ç’ke me të dhe besoj se presidenti i federatës, një njeri që ka investuar shumë për këtë sport dhe e dëshiron me zemër peshëngritjen, do ta ndjekë me përparësi këtë situatë dhe ecurinë e sportistëve. Është në lojë pjesëmarrja në Olimpiadë dhe kjo është në objektivat e vetë shtetit për sa më shumë pjesëmarrje.

 

Vijon nesër…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh