Peshëngritje / Romela Begaj, pozitive edhe në testin B, pritet dënimi

Share Button

Romela-Begaj-qan-2014

AlbanianSport.com 19.12.2014 18:45

ASNN – Skandali i dopingut në peshëngritjen shqiptare po merr gradualisht trajtë zyrtare, pasi edhe testi B i analizës së sportistes sonë, Romela Begaj, ka rezultuar pozitiv për përdorimin e substancës së ndaluar të “stanozololit”. Një gjë e tillë është mësuar të premten pasdite dhe është konfirmuar zyrtarisht për AlbanianSport.com nga burime në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.

Para dy javësh, në një publikim të shkurtër në faqen e saj në Internet, Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes (IWF) ka bërë të ditur se peshëngritësja shqiptare, Romela Begaj, e cila fitoi titullin botëror në Kazakistan, ka rezultuar pozitive në testin e antidopingut me substancën e ndaluar “stanozolol”. Federata Ndërkombëtare bën të ditur gjithashtu se për pasojë, sportistja do të pezullohet për momentin në pritje të kryerjes së testit B dhe dëgjimit të versionit të saj në apel.

Romela e cila u shpall në fillim të nëntorit në Kazakistan në stilin e shkëputjes, duke ngritur 113 kilogram ishte peshëngritësja e parë shqiptare në histori që fitoi një titull botëror. Por përgjigja e testit B, e cila ka mbërritur të premten pasdite në zyrat e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, dhe, më pas, edhe në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, ka hedhur poshtë çdo dyshim dhe tashmë pritet të mësohet edhe masa e dënimit të sportistes Romela Begaj.

Drejtori i Sporteve në MAS, Vladimir Gjonaj, ka pohuar për AlbanianSport.com në zyrën e tij ka mbërritur rreth orës 16:00 një “e-mail” nga ana e organizmit që qeveris peshëngritjen shqiptare, FSHP, ku pohohet se edhe testi B i analizës së antidopingut ka konfirmuar se Romela Begaj ka rezultuar pozitiv për përdorimin e hormonit sintetik mashkullor, “stanozolol”. “Po, ka ardhur një konfirmim i tillë dhe tashmë pritet të njihet edhe masa e dënimit të sportistes, që duhet të mësohet në ditët në vijim”, – theksoi Gjonaj.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh