Gjergj Vyshka 09.11.2016 17:05
Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, ka qenë menjëherë i gatshëm për t’iu përgjigjur interesit të Sport Ekspresit për atë çka akuzon Hektor Shaqiri. Sipas të parit të shtangës shqiptare nuk është në strategjinë e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes të pengohet e ardhmja, apo perspektiva e të rinjve. “Por ama, – thotë Gjoza, – kur me këto rezultate Kristi Ramadani renditet i 17-ti dhe Sopot Sula i 16-ti, atëherë çfarë do të mund të përfitojmë nga shkuarja në Izrael.”
“Sot ne jemi në vendin e 5-të dhe në të 8-tin në Olimpiadë dhe pretendimet janë që ne të shkojmë vetëm për medalje, – ka vijuar ai. – Nuk ka shanse të shkojë askush që nuk sjell medalje. Pastaj të dy këta peshëngritës janë grumbulluar pa dijeninë e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes. Po bëj një pyetje, një biznesmen a mund të grumbullojë kombëtaren e futbollit pa dijeninë e Federatës? Asnjëherë! Peshëngritja nuk është han me 7 porta, por është një sport që kërkon medalje.”
“Premtoj unë që Kristi Ramadanin do ta grumbulloj 50 ditë përpara Evropianit të Nën-17-vjeçarëve në Kosovë dhe më pas të shohim sa dhe si do ta marrë medalje, – ka theksuar kreu i organizmit që qeveris shtangën shqiptare. – Unë kam pretendime të mëdha për vitin e ardhshëm, sepse kam Botëror dhe Evropian, ku do të synohet medalja si individ dhe si ekip. S’ka më shtangistë në kombëtare që nuk sjellin medalje dhe rezultatet e tyre e gjithçka tjetër do të jetë e kontrolluar.”
Gjoza pretendon se e di fort mirë që i gjithë grumbullimi i Ramadanit dhe Sulës nga Masllavica, kandidat për president,