Gjergj Vyshka 07.03.2015 18:15
Shqipëria e peshëngritjes ka marrë formën e saj zyrtare për të qenë në Kampionatin Evropian të të rriturve, i cili do të bëhet në Tbilisi të Gjeorgjisë në prill të këtij viti.
Sipas Federatës Evropiane të Peshëngritjes, Shqiponja Brahja në peshën 48 kg për femra dhe Erkand Qerimaj në peshën 77 kg duket se do të jenë përfaqësuesit tanë.
Kjo pavarësisht se nga Federata Shqiptare e Peshëngritjes ishte kërkuar dhe Sopot Sula në peshën 94 kg.
Megjithatë tashmë është fakt i kryer, Brahja e Qerimaj do të jenë në Evropianin e Tbilisit.