Peshëngritje / Paratërinjtë shpallin kampionët, Masllavica vlerëson nivelin

Share Button

AlbanianSport.com 24/03/2019 14:20

ASNN – Kampionati Kombëtar i Paratërinjve shpall fituesit nga Elbasani, spikasin ekipet e “Masglass-it” dhe D.K. Elbasanit. Të mërkurën u zhvilluan në Pallatin e Sportit “Tomor Sinani” në Elbasan garat e Kampionatit kombëtar të Peshëngritjes për moshën Nën-17 vjeç, ku spikatën më shumë elementët e ekipit privat “Masglass”, tek meshkujt, kurse për femrat sportistet e ekipit të D.K. Elbasanit që fituan 5 nga 6 pesha trupore.

Ishte një veprimtari me pjesëmarrje të gjerë, entuziaste dhe në vazhdën e zhvillimeve të fundit pozitive që ka ndërmarrë kryesia e re e federatës, me në krye presidentin Theodhor Masllavica. Sa u përket femrave, sportistja më e mirë u shpall Valbona Gjoshi e Tiranës, e peshës trupore 49 kg, e cila ngriti në dygarësh 109 kg, kurse për meshkuj sportisti më i mirë u shpall Erald Roshi i “Masglass”-it, i peshës trupore 55 kg.

Ai ngriti në dygarësh 197 kg. Sportistët e tjerë realizuan prova të kënaqshme dhe rezultatet ishin të mira brenda kontureve të moshës dhe njëherësh në vazhdën e një ridimensionimi të ri të peshëngritjes shqiptare. Vetë presidenti Theodhor Masllavica shfaqi optimizmin e tij për vazhdimësinë e këtij sporti në Shqipëri, teksa përgëzoi organizatorët në Elbasan për kushtet e krijuara.

“Kjo është veprimtaria e dytë në radhë për këtë vit dhe dëshirojmë që veprimtari të tilla t’i zhvillojmë edhe në qytetet e tjera, – u shpreh kreu i organizmit që qeveris shtangën shqiptare. – Këtu (në Elbasan) gjetëm mikpritje dhe për herë të parë pashë që ky qytet ka një skuadër femrash në peshëngritje. Shoh që ka edhe talente të cilët mund të afrohen në ekipin kombëtar.”

“Ndërsa në arenën ndërkombëtare për këtë vit dëshirojmë të sjellim medalje.  Sa i takon dopingut, mendoj se duhet të kalojë dhe Kampionati Evropian dhe të themi hapur se e kemi mbyllur përfundimisht këtë histori”, – përfundoi presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Theodhor Masllavica.

 

Kampionati Kombëtar

i Peshëngritjes për Nën-17 vjeçarët

 

Rezultatet:

 

Femra

Sportisti / Ekipi                                  Pesha                        Shkëputje      Shtytje            Dygarësh

trupore

Enkileda Carja / D.K. Elbasan       40 kg              40 kg              48 kg                88 kg

Valbona Gjoshi / Tirana                  49 kg              47 kg              62 kg              109 kg

Malvina Alliu / D.K. Elbasan          53 kg              25 kg              35kg                 60 kg

Marsela Carja / D.K. Elbasan         59 kg              57 kg              65 kg              122 kg

Bensa Drestila / D.K. Elbasan       64 kg              25 kg              30 kg                55 kg

Xhesiona Hasfatija / D.K. Elbasan           76 kg              30 kg              30 kg    60 kg

 

Sportistja më e mirë: Valbona Gjoshi (Tirana)

 

Meshkuj

Sportisti / Ekipi                                  Pesha                        Shkëputje      Shtytje            Dygarësh

trupore

Aldo Doci / Tirana                                 49 kg           48 kg              62 kg            110 kg

Erald Roshi / Masglass                        55 kg           92 kg            105 kg            197 kg

Samuel Bishanaku / Tirana                61 kg           81 kg              98 kg            179 kg

Elio Rina / Apolonia                                         67 kg           62 kg              80 kg            142 kg

Kristi Bizgjoni / Masglass                     73 kg         102 kg            127 kg            229 kg

Artur Kotorja / Masglass                       81 kg           95 kg            110 kg            205 kg

Franko Ferra / Elbasani                       89 kg         102 kg            132 kg            234 kg

Maringlen Marku / Masglass               96 kg         110 kg            140 kg            250 kg

Bekim Gripshi / Sukthi                       102 kg           80 kg            110 kg            190 kg

Adoraldo Poka / Masglass              +102 kg           90 kg            115 kg            205 kg

 

Sportisti më i mirë: Erald Roshi (Masglass)

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh