AlbanianSport.com 13.02.2016 17:35
ASNN – Dje ka qenë prezent pranë peshëngritësve edhe mjeku Mel Ostreni, ndërsa shtangistëve në mënyrë sekrete, por me dijeninë e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, u janë bërë analizat antidoping.
Tashmë ato do të çohen në një laborator të licencuar nga Agjencia Botërore e Antidopingut pas së cilës do të vijnë dhe përgjigjet.
Ndërkohë që Gjoza ka kërkuar një kombëtare të pastër në Evropianin e Oslos.