AlbanianSport.com 05/06/2018 12:50
ASNN – Federata Shqiptare e Peshëngritjes, nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm, Agron Haxhihyseni, ka lajmëruar se më datë 4 korrik 2018, në ora 10:00, në mjediset e e Parkut Olimpik, do të zhvillojë Asamblenë e Jashtëzakonshme.
Rendi i ditës ka vetëm dy pika, që janë miratimi i ndryshimeve statuore, si dhe zgjedhja e anëtarëve të Komitetit Drejtues. Klubeve u është kërkuar që deri më 24 qershor të sjellin propozimin e tyre për kandidatin për Komitetin Drejtues, si dhe personin me të drejtë vote.
Rinovimi i kryesisë është kërkesë dhe e ndërkombëtarëve, të paktën nga vizita e fundit e presidentit të Federatës Evropiane të Peshëngritjes, Antonio Urso, pas së cilës më 14-15 korrik do të vijë dhe një seminar ndërkombëtar antidopingu.
Kështu peshëngritja shqiptare hyn në zgjedhje të jashtëzakonshme për hir të kryesisë së re.