Peshëngritje / Mbahet në Tiranë Kampionati i 70-të Kombëtar, spikat Calja

Share Button

AlbanianSport.com 14/09/2018 23:00

ASNN – Kampionati Kombëtar i Peshëngritjes për Të Rritur u zhvillua të premten në Tiranë. Në këtë veprimtari morën pjesë edhe emra të njohur si Briken Calja dhe Daniel Godelli, të cilët janë pjesë e ekipit të Tiranës. Të dy kanë garuar deri më tani kundër njëri-tjetrit në kategorinë e peshës trupore deri në 77 kg, por, me kategoritë e reja të peshave, Calja garoi në kategorinë deri 73 kilogramë, ndërsa Godelli në atë deri 81 kilogramë.

Tirana pati paraqitjen më të mirë. Kampionati Kombëtar i paraprin Botërorit të shtangës, që do të mbahet në fillim të nëntorit në Turkmenistan. Kështu, është zhvilluar në mjediset e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet, Kampionati i 70-të Kombëtar i Peshëngritjes. Ky kampionat u shoqëruar me ndryshime të të gjitha kategorive të peshave trupore të garuesve. Padyshim në këtë veprimtari ishin të pranishëm edhe Briken Calja, kampion i Evropës, Daniel Godelli dhe Erkand Qerimaj.

Calja u shpall “kampion” në kategorinë e peshës trupore deri në 73 kg, si dhe sportisti më i mirë i veprimtarisë. Ai e mbylli garimin e tij në dygarësh me 325 kg; në shkëputje ngriti 148 kg, ndërsa në shtytje 177kg, ndërkohë që më pas iu nënshtrua edhe kontrolleve antidoping. Përpara veprimtarisë, Calja mori edhe një çmim mirënjohje për rezultatet e larta, por peshëngritësi vuri në dukje rëndësinë e anës financiare, teksa është në pritje të shpërblimit për 3 medaljet kontinentale.

Daniel Godelli garoi në peshën deri në 81 kg, ndërkohë që Erkand Qerimaj në fund vendosi që të mos marrë pjesë në kampionat. Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Theodhor Masllavica u shpreh se ky kampionat ishte një provë e dobishme në prag të Kampionatit Evropian dhe atij Botëror. Në fund të veprimtarisë u dhanë edhe kupat për garimin ekiporë, por edhe peshëngritësit fitues të çdo kategorie peshe.

Si peshëngritësja më e mirë doli veterania Shqipona Brahja, tanimë 44 vjeç, ndërkohë që shënuan emrin e tyre mes fituesve edhe Romaro Avdiraj ne 61 kg dhe Edison Nelo në 67 kg.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh