Peshëngritje / Masllavica: Kupa, test para Evropianit, t’i qëndrojmë larg dopingut

Share Button

AlbanianSport.com 01/03/2019 14:45

ASNN – Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Theodhor Masllavica, e përshkroi me ngjyra optimiste veprimtarinë e zhvilluar në Tiranë, të cilin ai vetë e çmoi si një test para Kampionatit Evropian të shtangës që do të mbahet në muajin prill në Gjeorgji. Ai e quajti 2019-ën një vit të rëndësishëm për objektivat e FSHP-së, pasi është me vlerë kualifikuese në Olimpiadë dhe federata e tij ka ambicie që të përfaqësohet në këtë veprimtari.

“Kupa shënon veprimtarinë e parë për vitin 2019, – u shpreh ndër të tjera Masllavica. – Na pret një vit i rëndësishëm, sepse ka vlerë për kualifikimin në Olimpiadën e Tokios të vitit 2020. Jemi në prag të Kampionatit Evropian dhe Kupa është një test i fortë për sportistët më të mirë dhe që do të na përfaqësojnë në këtë veprimtari. Dëshirat janë të mëdha, por duke pasur parasysh rezultatet, shpresojmë që të jemi në zonën e medaljeve në Evropian me 3 sportistë.”

“Nuk di të them se çfarë ngjyrash do të kenë këto medalje, por ajo që di është se ne shkojmë me pretendime në Evropian, pasi duam podiumin, – ka vijuar kreu i organizmit që qeveris shtangën shqiptare. – Dihet që garat janë të vështira, asnjëherë nuk i dihet si shkon një garë, por ne pretendimet i kemi të bazuara mbi rezultatet e sportistëve tanë. Ndërkohë, mesazhi im i qartë dhe i prerë është që sportistët duhet të qëndrojnë larg dopingut dhe të bëjnë një sport të pastër.”

“Kjo është dhe një mënyrë për të mbajtur trupin të shëndetshëm. Vetëm puna të nderon dhe sportistët duhet të jenë këmbëngulës në punën e tyre. Mua më vjen mirë që ka një interes të shtuar nga të rinjtë për të ushtruar peshëngritjen, dëshmuar me pjesëmarrje në rritje. Kjo na bën edhe ne si federatë të jemi të përkushtuar dhe me përgjegjësi të plota, si dhe tu vijmë në ndihmë këtyre talenteve”, – ka përfunduar Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Theodhor Masllavica.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh