AlbanianSport.com 03.04.2016 10:05
ASNN – “Masglass”-i është shpallur kampion për të rinj në peshëngritje, kurse Shtërmeni kampion për paratërinj. Ndërkohë, sportistët më të mirë të veprimtarisë ishin Besjana Koni e Tiranës për paratëreja, Ana Jovani e Skënderbeut për të reja, Kristi Ramadani për para të rinj dhe Kristi Ramadani për të rinj.
Nga mesdita, deri në mbrëmje, në mjediset e palestrës së peshëngritjes në Shtërmen është zhvilluar Kampionati Kombëtar i peshëngritjes për të rinj dhe paratërinj, për djem dhe vajza. Në këtë garë morën pjesë gjithsej 14 ekipe, të cilët ngjitën në pedanë 88 shtangistë, nga të cilët ishin tre femra dhe 85 meshkuj.
Në fund të garës “Masglass” është shpallur “kampion” për të rinj, kurse Shtërmeni “kampion” për paratërinj. Sportistët më të mirë të veprimtarisë ishin Besjana Koni e Tiranës për paratëreja, Ana Jovani e Skënderbeut për të reja, Kristi Ramadani për paratërinj dhe për të rinj.