AlbanianSport.com 28/02/2019 21:10
ASNN – Të enjten u zhvillua në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë Kupa në Shqipërisë në Peshëngritje, e cila si rrallë herë në këto vitet e fundit dhuroi emocione të mëdha dhe një trivalitet të spikatur, ku padyshim, tërhoqi vëmendjen dueli i pazakontë i dy shtangistëve elitarë, Briken Calja dhe Erkand Qerimaj, që këtë herë garuan së bashku në peshën trupore 81 kg.
Një rivalitet që në fund e fitoi shkodrani Qerimaj, i cili theu disa rekorde kombëtare në këtë peshë dhe i dha Federatës të kuptojë se është në gjendje të mirë dhe mund të luftojë për medalje në Kampionatin Evropian të shtangës që do të zhvillohet në muajin prill. Kupa që u zhvillua në kryeqytet me rastin e 70-vjetorit të themelimit të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, pati një pjesëmarrje të kënaqshme.
Ajo u zhvillua me praninë e 13 ekipeve dhe në total 103 sportistë, prej të cilëve 71 meshkuj dhe 32 femra. Qerimaj ishte më i miri nga meshkujt, kurse për femrat sportistja më e mirë në bazë të koeficientit të sinklaritetit u shpall Kleopatra Saliaj e Apolonisë. Natyrisht, drejtuesit e federatës mbetën të kënaqur jo vetëm me rezultatet e disa sportistëve, por edhe me pjesëmarrjen.
Pasi për herë të parë në shumë vite Kupa pati emocion dhe rivalitet e për herë të parë në shumë vite garën e nderuan sportistët elitarë. Në rang ekipor, trofeun e fituan Tirana për meshkuj dhe Partizani për femra. Duhet thënë se përveç Tiranës si skuadra më e mirë, një paraqitje dinjitoze tek meshkujt bënë dhe ekipet e Masglasit, Teutës, Shtërmenit dhe Elbasanit, që i përkisnin grupit të ekipeve të kreut.
Kurse tek femrat Partizanin e rivalizoi “W. Elbasani”, shumë afër me pikë, kurse ekipet e tjera ishin më larg kryesuesve.
Kupa e Shqipërisë 2019
Peshëngritje – Të Rritur
Fituesit
Meshkuj
Sportisti Ekipi Pesha trupore Shkëputje Shtytje Dygarësh
Erald Roshi Masglas 55 kg 85 105 190
Romario Avdiraj Tirana 61 kg 103 141 244
Edison Nela Tirana 67 kg 118 152 270
Arbër Çerçizi Apolonia 73 kg 125 155 280
Erkand Qerimaj Tirana 81 kg 155 193 348
Krenar Shoraj Teuta 89 kg 150 190 340
Armand Tabaku Tirana 96 kg 140 170 310
Endri Karina Tirana 102 kg 161 190 351
Algert Meta W. Elbasan 109 kg 150 165 315
Edison Elmazi Flamurtari +109 kg 145 170 315
Sportisti më i mirë: Erkand Qerimaj i Tiranës
Femra
Sportisti Ekipi Pesha trupore Shkëputje Shtytje Dygarësh
Enkilejda Carja W.Elbasan 45 kg 39 47 86
Valbona Gjoshi Tirana 49 kg 47 57 104
Ana Jovani Skënderbeu 55 kg 55 67 122
Marsela Carja W. Elbasan 59 kg 54 60 114
Kleopatra Saliaj Apolonia 64 kg 75 93 168
Loreta Allmuça Partizani 71 kg 40 45 85
Arjeta Rade Teuta 76 kg 65 81 146
Armanda Çela Partizani 81 kg 46 65 111
Besarda Kollozi Tirana 87 kg 40 60 100
Sportistja më e mirë: Kleopatra Saliaj e Apolonisë
Renditja Ekipore
Meshkuj
Nr. Ekipi Pikë
- Tirana 767
- Masglass 678
- Teuta 663
- Shtërmeni 624
- Elbasani 597
- Apolonia 383
- W. Elbasan 212
- Skënderbeu 199
- Vllaznia 175
- Partizani 152
- Flamurtari 84
- Lushnja 62
Femra
Nr. Ekipi Pikë
- Partizani 729
- W. Elbasan 687
- Tirana 246
- Teuta 153
- Apolonia 84
- Skënderbeu 81