Gjergj Vyshka 11.03.2017 09:05
Kristi Ramadani, peshëngritësi i peshës 69 kg i Tiranës, ishte sportisti më i mirë i Kupës “Adem Jashari” në Peshëngritje.
Një veprimtari që ka ardhur si frymë bashkëpunimi mes dy Federatave të Peshëngritjes së Shqipërisë dhe Kosovës.
Por më tepër në bashkëpunim mes presidentit të peshëngritjes kosovare Astrit Hasani dhe atij të “Masglass”-it, Theodhor Masllavica.
Në këtë veprimtari kanë marrë pjesë ekipet e Tiranës, Shtërmenit dhe Masgllas, si dhe të Prishtinës, Prizrenit, Gjilanit, Ferizajt, Pejës, Vreshtës dhe Orilonit.
Ramadani me 245 kg në dygarësh në peshën 69 kg ishte i pari. I dyti ishte shtangisti Arbnor Krasniqi me 226 kg në dygarësh në peshën 77 kg dhe i 3-ti Alent Elezi i Shtërmenit me 225 kg në dygarësh në peshën 69 kg.
Një garë e fortë, por që Kristi Ramadani me shumë talent arriti ta fitonte.