Gjergj Vyshka 05.09.2017 15:35
Kristi Ramadani do të jetë përfaqësuesi i vetëm i peshëngritjes shqiptare në Kampionatin Evropian të moshës deri në 15 dhe 17 vjeç, i cili nga data 23, deri më 30 shtator 2017 do të zhvillohet në Prishtinë.
Edhe pse është mbajtur edhe një turne në Durrës nën emrin e “Lumturi Sulajt”, që ishte përzgjedhës për ekipin kombëtar të moshave deri në 15 dhe 17 vjeç, sërish nën zë Federata Shqiptare e Peshëngritjes pati pranuar se nuk ka financa për të shkuar në këtë Evropian.
Megjithatë duket se janë gjetur mundësitë dhe Kristian Ramadani do të jetë përfaqësuesi i Shqipërisë në Evropianin e Prishtinës, ndërsa Shqipëria e shtangës do të përgatitet për Kampionatin Evropian të Të Rinjve dhe Nën-23-vjeçarëve, i cili, nga data 15, deri më 22 tetor 2017 do të zhvillohet në Durrës.