Peshëngritje / Karina, ambicioz: Synoj medalje në Evropianin e Oslos

Share Button

Peshengritje-Shtermen-2016-rresht-tjeter

AlbanianSport.com 26.02.2016 14:20

ASNN – Peshëngritësi elbasanas: “Gara është shumë e fortë dhe ajo është vendimtare për Olimpiadën e Rios në Brazil. Duhen marrë sa më shumë pikë për të dërguar qoftë dhe një sportist me normë kualifikimi.” Endri Karina është një nga sportistët e kombëtares së peshëngritjes së Shqipërisë, e cila është duke u përgatitur në Shtërmen për Kampionatin Evropian të Të Rriturve, që zhvillohet në Oslo të Norvegjisë, nga data 10, deri më 16 prill 2016. Karina është vetëm 26 vjeç dhe konkurron në peshën 94 kg, ndërsa është njëkohësisht sportist dhe trajner i Elbasanit.

Ai ka qenë “Kampion Evrope” me moshat, si dhe ka qenë pjesëtar i delegacionit olimpik shqiptar në Lojërat Olimpike “Londër 2012”. Peshëngritësi Karina shprehet tepër i lumtur që rikthehet në kombëtare pas katër vjetësh mungesë dhe premton medalje në Oslo të Norvegjisë. “Grumbullimi po vazhdon normalë nën drejtimin e trajnerëve Leonard Toska dhe Ilir Suli dhe gjendja e ekipit është mjaft e mirë, – ka deklaruar ai, duke folur për të përditshmen sportive shqiptare, “Sport Ekspres”. – Po përgatitemi me intensitet të lartë, paradite dhe pasdite, me dy seanca në ditë.

“Dhe gjithçka është duke shkuar ashtu siç duhet, – ka theksuar peshëngritësi elbasanas i Kombëtares. – Për këtë gjë jam shumë i kënaqur. Përpara na pret një garë shumë e fortë evropiane dhe ne si skuadër duam që të dalim sa më mirë dhe të marrim sa më shumë medalje. Synimi im është të renditem në 5 vendet e para të peshës sime dhe, pse jo, të marrë ndonjë medalje, gjë që do të ishte shumë bukur. Forma ime është e mirë dhe për këtë gjë jam tepër i gëzuar, sepse nuk kam pasur asnjë problem, qoftë dhe të vogël.”

“Unë do të garojë në peshën 94 kg dhe konkurrenca do të jetë shumë e madhe, pasi ekipet dhe sportistët lindorë janë të fortë, – ka pohuar Karina. – Federata Shqiptare e Peshëngritjes është duke na qëndruar pranë dhe është tepër e impenjuar, por ka akoma për të bërë. Megjithatë, e përgjithshmja, është e mirë dhe ne nuk na mungon asgjë. E kjo që tek akomodimi, apo ushqimi në hotel, apo kushtet e palestrës, të cilat janë të mira. Rikthehem më i fortë se kurrë dhe falë eksperiencës sime të madhe si sportist mendoj se ia vlen të jem pjesë e kombëtares së peshëngritje.”

“Falënderoj dy trajnerët Toska dhe Suli që po më qëndrojnë pranë duke më stërvitur dhe unë do t’ua shpërblej atyre me rezultate sa më të mira në garën e prillit, – ka thënë ai. – Gjithashtu nuk mund të harroj familjen time, e cila më është gjendur gjithmonë pranë në çdo moment dhe padyshim që dhe ata do t’i bëj krenar në garën e Oslos. Gara e Evropianit të Oslos së Norvegjisë është shumë e fortë dhe ajo është vendimtare për Olimpiadën e Rios në Brazil. Duhet të marrim sa më shumë pikë që të shkojë të paktën një sportist i kombëtares në këtë Olimpiadë.”

“Në Cërrik jemi pritur shumë ngrohtë nga kryetari i Bashkisë, Altin Toska, të cilin e përshëndes. Gjithashtu përshëndes dhe Kryetarin e Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, i cili ka qenë pranë nesh në stërvitje dhe na ka garantuar mbështetje maksimale në garën e Oslos”, – ka përfunduar peshëngritësi Endri Karina.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh