Peshëngritje / Kampionati, provë për Evropianin & Botërorin e shtangës

Share Button

peshengritje-kampionati-kombetar-2016-krenar-shoraj

Gjergj Vyshka 20.12.2016 17:15

Romela Begaj rikthehet si kampione pas dy vjetësh mungesë dhe shpallet sportistja më e mirë e Kampionatit Kombëtar të Peshëngritjes për Të Rritur. Konfirmohet forma e mirë e Briken Caljes, ndërsa Daniel Godelli ka munguar për shkak dëmtimi.

Federata Shqiptare e Peshëngritjes ka lajmëruar se në javën e parë të janarit do të nisë grumbullimi i ekipit kombëtar, që do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian të Të Rriturve në Split të Kroacisë.

E ky grumbullim do të zgjasë 50 ditë dhe do të jenë gjithsej 15 peshëngritës të grumbulluar. Për shkak të të ftohtit nuk ka pasur thyerje rekordesh dhe rezultatet nuk kanë qenë ato të duhurat.

Për meshkuj Tirana ka lënë pas Teutën dhe Shtërmenin, kurse për femra Partizanin dhe Skënderbeut. E kësisoj është kampione e dyfishtë, ndërsa Romela Begaj dhe Briken Calja janë më të mirët e kampionatit.

Madje i kënaqur ka qenë dhe trajneri i Tiranës, Sokol Bishanaku, që ka konfirmuar se bardheblutë kanë pasur dhe vende të dyta dhe të treta. “Në përgjithësi një garë e mirë e jona, sidomos e Romelës dhe besoj se jemi skuadra më e mirë e kampionatit dhe e kemi merituar këtë sukses”, – ka përfunduar Bishanaku.

 

Kampionati Kombëtar i

Peshëngritjes për Të Rritur

 

Rezultatet teknike:

 

Të rritura:

Pesha 48 kg  Ana Jovani (Skënderbeu)

Pesha 53 kg  Liljana Hasani (Tirana)

Pesha 56 kg  Shqiponja Brahja (Partizani)

Pesha 63 kg  Romela Begaj (Tirana)

 

Si ekip: Tirana

Sportistja më e mirë: Romela Begaj (Tirana)

 

Të rritur:

Pesha 56 kg              Elsian Ismailaj (Tirana)

Pesha 62 kg              Arbër Çerçizi (Apolonia)

Pesha 69 kg              Briken Calja (Shtërmeni)

Pesha 77 kg              Dorian Tuda (Teuta)

Pesha 85 kg              Krenar Shoraj (Apolonia)

Pesha 94 kg              Ermand Tabaku (Tirana)

Pesha 105 kg           Endri Karina (Tirana)

Pesha +105 kg         Edison Elmazaj (Flamurtari)

 

Si ekip: Tirana 593

Sportisti më i mirë: Briken Calja (Shtërmeni)

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh