Gjergj Vyshka 24.02.2015 18:55
Në fakt i njëjti “e-mail” për evropianët është bërë edhe të premten e datës 20 shkurt. Dhe po atë ditë ka mbërritur dhe përgjigja e Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës Evropiane të Peshëngritjes, Hasan Akush. Ja dhe e-maili i tij për Federatën Shqiptare të Peshëngritjes: “I dashur president, I dashur Sekretar i Përgjithshëm. Do të doja t’ju uroja për Sekretarin e ri Të Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes dhe t’ju uroja suksese! Sekretaria e Federatës Evropiane të Peshëngritjes ka dërguar disa “e-mail”-e përpara në Federatën tuaj, por nuk ka marrë asnjë përgjigje. Por është shumë interesante që sot e dje kam marrë pesë “e-mail”-e nga ju prej së cilës kërkohet konfirmimi i delegacionit tuaj për në Evropianin e Tbilisit.”
“Federata Evropiane e Peshëngritjes nuk përdor asnjë procedurë konfirmimi me faks, apo me “e-mail” prej një kohe të gjatë, – vijon më tej nr. 2 i organizmit që qeveris shtangën kontinentale. – Federata Evropiane e Peshëngritjes ka përdorur EWFCES që nga Kampionati Evropian i të Rriturve në muajin prill 2014. Ka dërguar nga Kongresi Evropian për federatat më 2 maj 2014 përmbledhjen për sekretarin e përgjithshëm. Ka dhënë informacionin për vizitën në Tbilisi dhe ka vazhduar në hyrjen në sistem të testuar për javë të tëra në të gjitha Federatë. Të gjitha Federatat anëtare të Federatës Evropiane të Peshëngritjes kanë emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin për të hyrë në sistem. Dhe të gjitha Federatat kanë marrë manualin e përdorimit të EWFCES.”
“EWFCES ka qenë i përdorur nga disa vende, – ka theksuar Akushi. – Kemi falënderuar Federatën e Peshëngritjes së Gjermanisë sepse ajo federatë ka përdorur sistemin me shumë efikasitet dhe ka përdorur databazën Gjermania për të hyrë në sistem. Ka treguar se si mund të punohet me EWFCES. EWFCES është gati për të punuar për të gjithë. Madje është marrë dhe një vendim që të pranohet ky regjistrim duke hequr dorë nga regjistrimet me e-mail, apo me faks. Edhe pse është marrë ky vendim në Tel-Aviv, teksa është provuar EWFCES për Limasolin, sërish i keni dërguar me “e-mail” regjistrimet tuaja pas kalimit të afateve. Tani, ju lutemi, duhet të ndiqni rregullat.”
“Sekretaria e Federatës Evropiane të Peshëngritjes është e mbushur me hyrjet në EWFCES dhe ka bërë shumë biseda telefonike dhe ju kujtoj që është e fundit, sepse Federata Shqiptare e Peshëngritjes duhet të ndjeki rregullat dhe të bëjë detyrat e saj në kohë, – ka vijuar turku i EWF-së. – Keni kërkuar katër herë emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin, por shihni imelet që keni marrë. Mendoj që i gjithë shpjegimi është i qartë për të kuptuar situatën që sa herë Federata Evropiane e Peshëngritjes ju ka kujtuar për të plotësuar listën fillestare. Mbi të gjitha Federata juaj pretendon të zbatojë kalendarin e Federatës Evropiane të Peshëngritjes duke u marrë me personelin e Federatës Evropiane të Peshëngritjes, por nuk është kjo rruga.”
“Në këto kushte Federata Evropiane e Peshëngritjes nuk mund të pranojë asnjë regjistrim pas datës 6 shkurt 2015”, – ka përfunduar Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Peshëngritjes, Hasan Akush. Kësisoj, edhe për shkak të kaosit që ka kapur të gjithë familjen e shtangës shqiptare prej dopingut, që duket se kanë harruar të bëjnë detyrat e tyre themelore në raportet me ndërkombëtare, Shqipëria e ka “mollë të ndalueme” pjesëmarrjen në Evropianin e Tbilisit për të rritur.