Peshëngritje / Ilir Suli zbret nga podiumi, flet si trajner për Evropianin

Share Button

Peshengritje-Shtermen-2016-rresht

AlbanianSport.com 19.02.2016 13:25

ASNN – Ilir Suli është një nga katër trajnerët e kombëtares së peshëngritjes, e cila është duke u përgatitur prej katër javësh në Shtërmen. Për “Sport Ekspres”, 40-vjeçari ka rrëfyer përgatitjet e kombëtares së meshkujve, si dhe për objektivat që kjo përfaqësuese ka për Evropianin e Oslos, që do të zhvillohet nga data 10, deri më 16 prill 2016. “Po hyjmë në javën e katër të përgatitjeve intensive me nga dy seanca në ditë stërvitore, paradite dhe pasdite, – ka deklaruar ai. – E para zhvillohet në ora 10:00 dhe e dyta në ora 17:30.”

“Gjendja e ekipit është shumë e mirë dhe unë jam shumë i kënaqur me të gjithë djemtë dhe vajzat që po stërvitim nga e hëna deri të shtunën, – ka vijuar ish-peshëngritësi. – Të gjithë sportistët, që janë gati 15 të tillë, tre femra dhe 12 meshkuj, kanë një disiplinë të fortë dhe një korrektësi serioze që nga zgjimi dhe deri në mbrëmje kur shkojnë për të fjetur. Ritmet e përgatitjeve për momentin janë të mesme, sipas programit, dhe nga mezi i marsit do t’i shtojmë ato. Përsa i përket garës së kontrollit, që bëmë përpara disa ditësh, ajo ishte shumë serioze.

“Gara rezultoi tepër pozitive për ne si drejtues dhe gjithashtu dhe për Federatën që ishte e pranishme aty me presidentin Gjoza dhe sekretarin Haxhihyseni, – ka theksuar Suli. – Rikthehem si trajner për herë të parë në një eveniment të madh si Kampionati Evropian i Oslos dhe për këtë gjë falënderoj presidentin Gjoza, sportistin Calja dhe trajnerin Toska që më afruan në ekipin kombëtar. Tashmë kam një drejtim tjetër, pas atij të sportistit ku kam garuar për herë të fundit më 11 nëntor 2011 në Paris. Këtë garë Evropiane e shoh me shumë medalje për ne si ekip kombëtar.”

“Kombëtarja do të arrijë në Norvegji një sukses shumë të madh dhe për këtë jam shumë i bindur pasi kemi ajkën e sportistëve me të mirë në Shqipëri, – ka këmbëngulur ish-sportisti tani trajner i shtangës. – Nga 15 sportistë që po stërviten tashmë në Shtërmen, kjo në kushte mjaft të mira, vetëm 8 të tillë do të marrin pjesë në Evropianin e Oslos. Të gjithë sportistët i shoh të gjithë njësoj dhe jam shumë i përkushtuar me ta në stërvitja. Një falënderim i veçantë shkon për kompleksin “Xhelili”, ku jemi akomoduar prej disa ditësh.”

“Ndërkohë, Federata ka sjellë dhe komplete të reja për të gjithë ekipin, që është një diçka e veçantë për një përgatitje serioze për kuqezinjtë”, – ka theksuar Ilir Suli, i cili i ka uruar ditëlindjen Briken Caljes. “Të bëhet dhe 100 vjeç dhe të ketë sa më shumë suksese e medalje në arenën ndërkombëtare”, – ka përfunduar ish-peshëngritësi Ilir Suli.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

(Video) Vllaznia / Drejtori Osmani: Në këtë fazë, nuk mund të zgjedhësh më

(Video) Vllaznia / Drejtori Osmani: Në këtë fazë, nuk mund të zgjedhësh më

AlbanianSport.com 13/03/2024 18:25 ASNN – Drejtori Sportiv i Vllaznisë, Tefik Osmani, ka folur të martën

(Video) Shpresat / Bushi: Refuzime kemi patur, por edhe kemi bindur talente

(Video) Shpresat / Bushi: Refuzime kemi patur, por edhe kemi bindur talente

AlbanianSport.com 12/03/2024 23:00 ASNN – Trajneri i kuqezinjve Nën-21-vjeçarë komentoi listën

(Video) Shpresat / Bushi: Mendojmë për Finlandën së pari, pastaj Zvicrën

(Video) Shpresat / Bushi: Mendojmë për Finlandën së pari, pastaj Zvicrën

AlbanianSport.com 12/03/2024 20:15 ASNN – Trajneri i Shpresave kuqezi, Alban Bushi doli këtë të martë

(Video) Shpresat / Bushi: Fetai & Jashari, kemi fituar dy lojtarë të mirë

(Video) Shpresat / Bushi: Fetai & Jashari, kemi fituar dy lojtarë të mirë

AlbanianSport.com 12/03/2024 18:25 ASNN – EURO 2025 për Nën-21-vjeçarët, trajneri Bushi fton

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh