AlbanianSport.com 15.05.2015 23:05
Sipas asaj që raporton e përditshmja pranë FSHP-së, “Panorama Sport”, Presidenti i Peshëngritjes së Elbasanit, Ilir Topuzi, është bërë Zëvendës-president i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, pas dorëheqjes së Ilir Kullës nga ky pozicion përpara disa javëve.
Skandali me peshëngritësit shqiptarë, ku jo pak, por plot 4 sportistë rezultuan pozitivë për përdorimin e substancave të ndaluara dhe dopingut, dhe morën dënime për këtë çështje, solli disa dorëheqje të njëpasnjëshme në kupolën drejtuese të FSHP-së dhe një ndër to ishte edhe ajo e zv.presidentit.
Pas një mbledhjeje në këtë federatë, u vendos Topuzi në këtë rol shumë të rëndësishëm në peshëngritjen shqiptare dhe mësohet se ka pasur një vendim unanim ku nuk ka hasur kundërshti emri i tij nga radhët e votuesve. Në këtë votim morën pjesë sportistë dhe trajnerë nga peshëngritja shqiptare, të cilët besuan te cilësitë e Topuzit ndaj edhe dhanë pëlqimin e tyre për këtë figurë të sportit.