Peshëngritje / I kërkojnë 5 mijë dollarë, Pulaku: Më futën në garë të dëmtuar

Share Button

Peshengritje-Hysen-Pulaku

AlbanianSport.com 02.06.2015 16:25

 

ASNN – Shtangisti Hysen Pulaku akuzon Federatën Shqiptare të Peshëngritjes se e kanë kërcënuar për të paguar 5 mijë dollarë si masë ndëshkimore për daljen me doping dhe gjobën që i është vënë FSHP-së. Pulaku pretendon se fajtore është vetë federata dhe ai ka larguar përgjegjësinë nga vetja. Madje ai ka deklaruar se ka hyrë në garën e Botërorit të Kazakistanit i imponuar, pas kërkesës së bërë nga presidenti i FSHP-së Elez Gjozaj.

“Zoti Elez Gjozaj, që sot na kërcënon, na thotë që nëse nuk paguajmë 5 mijë dollarë do të na përjashtojë përgjithmonë nga sporti, duhet të kujtohet që pak ditë para garës unë u dëmtova dhe mjekët më thanë që të mos merrja pjesë, – ka thënë peshëngritësi elbasanas për të përditshmen sportive shqiptare, “Sport Ekspres”. – Më thanë të mos futesha në atë garë të mallkuar, por ishte zoti Gjozaj që nguli këmbë që unë të hyja në garë dhe ky fakt më çudit.”

“Përgjegjësitë t’i mbajë federata, e cila është e paaftë, si dhe Luan Shabani që e mori përsipër përgatitjen tonë, – ka vijuar më tej Pulaku për të përditshmen në fjalë. – Unë s’mbaj përgjegjësi për gjëra që nuk kam bërë. dhe nuk ka mundësi që t’i bëja pas asaj që më ndodhi dy vjet më parë nga gara e Kazakistanit (Olimpiada e Londrës). Kështu, logjika të çon që asnjë nuk ka qenë në krahun tonë. Këta dalin dhe thonë që kemi dhe sportistë të tjerë, duhet të gabohen.”

“Në fakt, sportistë të tjerë ka plot dhe askush nuk ua ul vlerat, por asnjëherë nuk do të ketë sportistë si këta tre shtangistë që sot shihen si “delet e zeza” të peshëngritjes. Këta sportistë u akuzuan dhe u dënuan padrejtësisht për diçka që s’e kanë bërë”, – përfundon Hysen Pulaku, i cilësuar më herët si një nga shpresat e peshëngritjes shqiptare dhe me mundësi të shumta për medalje në Evropian e Botëror.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh