Peshëngritje / Hysen Pulaku, kampion Evrope për Nën-23-vjeçarët (Foto & Videos)

Share Button

 

Peshengritje-Evropiani-U-23-Hysen-Pulaku-podium

AlbanianSport.com 27.11.2014 19:10

ASNN – Një tjetër veprimtari, një tjetër suksesi, një tjetër kurorë madhore sportive. Ky është lajtmotivi tashmë i njohur i peshëngritjes shqiptare dhe sot ka qenë radha e të rinjve për të marrë medaljet e arta dhe për ngritur flamurin e Shqipërisë në shkallën më të lartë të podiumit në Evropë. Kështu në Kampionatin Evropian të Të Rinjve dhe Nën-23-vjeçarëve, Hysen Pulaku është shpallur “kampion” i kontinentit në shtytje, ndërsa në shkëputje dhe dy garësh ka marrë medalje argjendi, pra “nënkampion” i kategorisë së peshës trupore deri në 85 kg.

Peshëngritësi nga Elbasani ngriti 203 kg në shtytje në kategorinë 85 kg duke fituar vendin e parë, 3 kg më shumë në krahasim me provën në Botërorin e Kazakistanit. Hysen Pulaku përmirësoi provën e tij edhe në shtytje me 166 kg, një kg më tepër nga pesha që ngriti në Botëror, duke marrë medaljen e argjendtë në këtë stil. Në dy-garësh Pulaku ngriti në total 369 kg që u rendit në vendin e dytë duke marrë një tjetër medalje të argjendtë. Pulaku e humbi titullin kampion Evrope në dy garësh për 1 kg, pasi kaq ishte diferenca mes tij dhe rusit Albert Saiakhov.

Ndërsa Sopot Sula u rendit në vendin e 4 në peshën e tij 94 kg. Nesër e mbyll garimin për Shqipërinë Aleks Kaçani në peshën 94 kg në ora 12:30. Aleks Kaçani është një tjetër emër që premton shumë në peshëngritjen shqiptare dhe pritet që të ketë të tjera surpriza sot nga kampionati Evropian që po zhvillohet në Qipro. Megjithatë edhe nëse Kacani nuk arrin objektivat që ka vendosur, ky vit është mjaft i suksesshëm për peshëngritjen shqiptare, pasi medaljet e arta të Godellit, si kampion bote dhe Begajt kanë ngritur emrin e Shqipërisë në arenën botërore.

 

 

Rezultatet teknike të peshës 85 kg U-23

Shkëputje

1)         Albert Sajakov (Rusi)                      167 kg

2)         HYSEN PULAKU (SHQIPËRI)      166 kg

3)         Viktor Karshenko (Rusi)                 163 kg

 

 

Shtytje

1)         HYSEN PULAKU (SHQIPËRI)      203 KG

2)         Albert Sajakov (Rusi)                      203 kg

3)         Antonis Martasidis (Greqi)              196 kg

 

Dygarësh

1)         Albert Sajakov (Rusi)                      370 kg

2)         HYSEN PULAKU (SHQIPËRI)      369 KG

3)         Viktor Karshenko (Rusi)                 355 kg

 

Rezultat teknike të peshës 94 kg të rinj

 

Shkëputje

1)         Georgi Kuptsov (Rusi)                                175 kg

2)         Dadash Dadashbajli (Azerbajxhan)         167 kg

3)         Volodimir Hoza (Ukrainë)                           167 kg

4)         SOPOT SULA (SHQIPËRI)                        158 KG

 

Shtytje

1)         Georgil Kuptsov (Rusi)                               210 kg

2)         Dadash Dadashbajli (Azerbajxhan)         193 kg

3)         Volodimir Hoza (Ukrainë)                           191 kg

5)         SOPOT SULA (SHQIPËRI)                        188 KG

 

Dygarësh

1)         Georgil Kuptsov (Rusi)                               385 kg

2)         Dadash Dadashbajli (Azerbajxhan)         360 kg

3)         Volodimir Hoza (Ukrainë)                           358 kg

4)         SOPOT SULA (SHQIPËRI)                        346 KG

 

PROVAT E PULAKUT – VIDEO

 

http://www.easywl.com/results/Jpopup2.php?video=145-M55-6-1

http://www.easywl.com/results/Jpopup2.php?video=145-M55-6-2

http://www.easywl.com/results/Jpopup2.php?video=145-M55-6-3

http://www.easywl.com/results/Jpopup2.php?video=145-M55-6-4

http://www.easywl.com/results/Jpopup2.php?video=145-M55-6-5

http://www.easywl.com/results/Jpopup2.php?video=145-M55-6-6

Peshengritje-Evropiani-U-23-Hysen-Pulaku-Sokol-Bishanaku-bruto-02

Peshengritje-Evropiani-U-23-Hysen-Pulaku-Sokol-Bishanaku-bruto-01

Peshengritje-Evropiani-U-23-Hysen-Pulaku-bruto-05

Peshengritje-Evropiani-U-23-Hysen-Pulaku-bruto-04

Peshengritje-Evropiani-U-23-Hysen-Pulaku-bruto-03

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh