AlbanianSport.com 20.10.2015 07:55
ASNN – Ndërsa të gjithë prisnin rikthimin me sukses të peshëngritjes shqiptare në arenën ndërkombëtare, vjen lajmi se shtangistët kuqezinj nuk do të shkojnë në botëror. Lajmin e ka bërë të ditur Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes (FSHP), Agron Haxhihyseni, i cili ka sqaruar se sportistët tanë nuk mund të marrin dot pikët e mjaftueshme në këtë botëror për t’u kualifikuar për në olimpiadën e Rios.
Shqipëria do të përfaqësohet në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes. Kështu ka vendosur Komiteti Drejtues i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes. Lajm ky që është bërë i ditur nga Sekretari i Përgjithshëm i FSHP-së, Agron Haxhihyseni, gjatë emisionit të televizionit shqiptar, “E hëna sportive”.
Haxhihyseni ka sqaruar edhe arsyen pse shtanga shqiptare nuk do të jetë e pranishme në Botërorin e Hjustonit që do të zhvillohet në fund të nëntorit të këtij viti. Kështu Evropiani i vitit të ardhshëm do të jetë mundësia e fundit që peshëngritja shqiptare të përfaqësohet në olimpiadën e Brazilit.