Gjergj Vyshka 24.01.2017 12:30
Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Agron Haxhihyseni, ka treguar me dokumente, që sipas Qerimajt nuk janë të vërteta, se rezonanca magnetike dhe kontrollet mjekësore tek mjeku i kombëtares daneze dhe ruse, por dhe në spitalin në Norvegji e kanë lënë të bëjë garë.
Për arsye të mospasjes fonde financiare, Qerimaj ka marrë vetëm 5 muaj trajtim ushqimor, ndërsa janë të gjithë klube që sot kanë të rinj dhe nesër të rritur që kanë votuar në mënyrë të rregullt në asamblenë zgjedhore. “Mos gënje në transmeti direkt”, – ka qenë kundërpërgjigja e Qerimajt.
‘Sepse keni emëruar trajnerë pa shkollë dhe që s’kanë ekipe, në krye të kombëtareve, – ka vijuar ai. – Keni fituar zgjedhjet me ekipe fantazëm dhe paguani me trajtime ushqimore sportistë që nuk kanë normë”. E në të gjithë këtë zallamahi edhe gazetarët Skarço e Demi e kanë pasur të vështirë.
Sepse, në logjikën e tyre nëse gjërat do të ishin zgjidhur me qetësi s’do të kishte debate sot. Madje dhe kur është hedhur akuza për përjashtimin e të ndjerit Ymer Pampuri, Haxhihyseni ka treguar se shpejt do t’i jepet titulli “Nderi i kombit” së bashku me Asim Belinovën.
E megjithatë dhe debati i djeshëm nuk duket se i ka shuar zërat kundër në peshëngritjen shqiptare.