Peshëngritje / Godelli dështon në dygarësh, Qerimaj e mbyll në vend të 23-të

Share Button

AlbanianSport.com 05/01/2018 22:40

ASNN – Erkand Qerimaj u ngjit sot në pedanën e Kampionatit Botëror të Peshëngritjes që po zhvillohet në Turkmenistan, duke garuar në kategorinë e peshës trupore deri në 81 kg. Shkodrani vinte në këtë veprimtari nga një dëmtim i gjatë që nuk e la të arrinte në nivelin maksimal. Objektivi ishte një pozicionim sa më i mirë që t’i shërbente skuadrës për pikë olimpike. Shtangisti kuqezi bëri vetëm dy prova, nga një në secilin stil, 150 në shkëputje dhe 180 në shtytje.

Dhe i realizoi me sukses, duke u klasifikuar në dygarësh me 330 kg dhe duke zënë vendin e 23-të midis 50 sportistëve në këtë peshë. Vetë shkodrani shkruajti në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, se ndihej i kënaqur nga gara, se kishte realizuar peshat që ka ngritur në stërvitje dhe ndihej i qetë. Por dita nuk u mbyll mirë për ekipin kuqezi. Daniel Godelli, një nga më të mirët e shtangës shqiptare, po në kategorinë e peshës trupore deri në 81 kg, kishte mjaft shpresë edhe për medalje.

Tentoi 156 kg në provën e parë dhe e realizoi, por më pas dështoi dy herë me 162 kg. e keqja vjen më vonë, në stilin e shtytjes, ku Godelli dështon tre herë rresht të ngrejë 186 kg. Për pasojë ai nuk u klasifikua në dygarësh dhe nuk i jep pikë skuadrës. Për ekipin tonë garat mbyllen të martën, me ngjitjen në pedanë të Krenar Shorjes, në 89 kg, bateria B, por pak shanse kemi të fitojmë ndonjë medalje. Për Shqipërinë, shkëlqeu vetëm Briken Calja.

Ai zuri vendin e gjashtë në dygarësh në peshën 73 kg, me 339 kg në total, duke qenë i barabartë me vendin e pestë. Calja ishte vetëm 4 kg në dygarësh larg medaljes së bronzit. Sidoqoftë, ai bëri një garë të shkëlqyer dhe vendosi disa rekorde kombëtare.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh