AlbanianSport.com 17.05.2016 19:35
Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, ka bërë një kthesë 180 gradë, duke thënë tashmë se trajnerët e peshëngritjes shqiptare në fakt janë më të mirët.
“Ndoshta është keqkuptuar ardhja e trajnerëve të huaj, por ata do të jenë konsulentë, sepse trajnerët tanë janë të aftë, – ka thënë ai. – Por shkëmbimi i eksperiencave është i nevojshëm.”
E sa për problemin e dopingut, edhe sipas Ursos, ai është një problem global. “Lufta duhet të jetë e gjithanshme sepse nuk mund të shmanget kaq lehtë, ndërsa sporti duhet të jetë i pastër”, – ka thënë kreu i EWF-së.
Ndërkohë, ardhja e presidentit të Federatës Evropiane të Peshëngritjes është vlerësuar dhe nga Akademiku Gudar Beqiraj.