Peshëngritje / Gjoza: Qerimaj stërvitet në Tiranë, rrogën e merr në Shkodër

Share Button

AlbanianSport.com 18.01.2017 17:45

ASNN – Nuk ishte e thënë që shtanga të gjejë qetësi. Fillimisht ishin zgjedhjet për president, pastaj erdhi debati mbi Evropianin e moshave në Izrael, pastaj debati midis peshëngritësit Sopot Sula dhe drejtuesve të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, pastaj ai midis drejtorit të shumësportësisht të Vllaznisë, Mark Kroqi, dhe peshëngritësit Erkand Qerimaj dhe, tanimë midis këtij të fundit dhe Presidentit të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, i cili i ka cilësuar të pavend pretendimet e ngritura prej peshëngritësit shkodran për mungesën e kushteve.

Ndërsa i rikujton se ai stërvitet në Tiranë dhe rrogën e merr në Shkodër, Gjoza thekson se infrastruktura është përgjegjësi e pushtetit vendor dhe jo e Federatës. “Për dijeni të opinionit, është autoritet i Bashkisë për palestra, nuk e ka federata, – ka thënë kreu i organizmit që qeveris shtangën shqiptare, duke folur për të përditshmen sportive shqiptare, “Panorama Sport”. – Ai ka bërë një palestër vetë në shtëpi ku edhe federata ka kontributin e saj. Ai jeton në Tiranë, ndërkohë që paguhet nga klubi i Vllaznisë. A do të bëhemi ndonjëherë ne institucionalë, a do të zbatojmë ligjet e këtij vendi?”

“Ai duhet të stërvitet në Shkodër ose të japë dorëheqjen nga ky klub, të mos marrë lekë nga Vllaznia dhe le të federohet në një klub në Tiranë, – ka vijuar Gjoza. – Klubi shkodran ka një palestër dhe Bashkia është e detyruar që shumësportëshin ta sistemojë dhe e ka sistemuar. Në këtë rast nuk është përgjegjësia e federatës. Federata administron me një fond prej 79 milionë lekësh të vjetër, që na kanë ardhur tani si “grant” për veprimtaritë ndërkombëtare, seminaret, trajnimet e ndryshme etj. Kjo është përgjegjësi e federatës.”

“Siç e dini, federata europiane na ka furnizuar me bazë materiale, e cila do të vihet në dispozicion të palestrave në Ish-Kompleksin Sportiv “Dinamo”, – ka theksuar ai. – Dhe e gjithë kjo ndihmë është “falas” nga firma e njohur ndërkombëtare, “Eleiko”, me vlerën e 150 mijë eurove, ndërkohë që ne nuk kemi as “grantin” 50 mijë euro. Pra, ai zotëria paguhet në Shkodër, nuk bën stërvitje në Shkodër, po rri në Tiranë, pasi është punësuar këtu si mësues fizkulture”, – ka sqaruar presidenti i FSHP-së për të përditshmen sportive në fjalë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh