Peshëngritje / Gjoza: Pres sqarime nga Luan Shabani për dopingun

Share Button

Daniel_Godelli-Elez-Gjoza-lule

AlbanianSport.com 12.12.2014 17:05

ASNN – Presidenti i Federatës së Peshëngritjes, Elez Gjoza, është nisur dje drejt Athinës me urgjencë për të zhvilluar një takim me Luan Shabanin, që është edhe trajneri i Kombëtares shqiptare të shtangës. Sipas asaj që raporton e përditshmja më e madhe sportive në Shqipëri, “Panorama Sport”, kreu i shtangës kuqezi sqaroi se nuk mund të flasë më shumë se sa duhet deri sa të dalin edhe përfundimet e testit B për të tre sportistët, por gjithsesi këmbëngul se institucioni që drejton ka bërë maksimumin dhe ka punuar ndershmërisht që të arrihen rezultate maksimale në Botërorin e Kazakistanit.

Në një intervistë për të përditshmen në fjalë, Gjoza deklaroi se, pas takimit me Luan Shabanin, do të ketë edhe një takim me drejtuesit e lartë të Federatës Botërore të Peshëngritjes. “Së pari, duhet të jemi të kujdesshëm në termat që përdorim, – ka deklaruar ai. – Të tre sportistët në fjalë janë nën hetim për përdorim substancash të ndaluara, sepse deri sa të dalin edhe përfundimet e testit B, nuk mund të flitet me kompetencë. Pra, deri në atë moment nuk mund të thuhet zyrtarisht se sportistët tanë janë të dopuar.”

“Ndaj do t’ju lutesha që të keni durim që të gjithë deri në atë moment, – ja theksuar Gjoza, i cili, duke kujtuar se ishte personi më i shqetësuar dhe i alarmuar në këtë mes, ka shtuar: “Kemi punuar shumë dhe është investuar mund e sakrificë që të merreshin ato medalje. Ndaj i mirëkuptoj të gjithë për zhgënjimin që kanë pësuar. Por një gjë është e sigurt: ne do të luftojmë deri në fund për ato medalje dhe do të luftojmë deri në fund për të vërtetën.” Më pas, ai ka zbuluar për “Panorama Sport”, se ishte duke udhëtuar natën (22:10) drejt Athinës për të takuar Luan Shabanin.

“Luan Shabani është trajneri i ekipit tonë kombëtar dhe, ashtu si gjithë të tjerët, ai mban përgjegjësi për gjithçka, – ka theksuar Gjoza. – E kemi në marrëveshje këtë. Pas takimit me Luan Shabanin do të takoj zyrtarët e federatës ndërkombëtare.” I pyetur sa shanse ka që sportistët tanë të kenë përdorur substanca të ndaluara me vetëdije, ai ka theksuar se këta sportistë janë kampionët e të gjithë shqiptarëve, ndaj duhet t’i trajtojmë me kujdes dhe të mos i hedhim në rrugë. “Ata janë produkti ynë dhe janë bijtë tanë. Unë ju garantoj se do të bëj gjithçka që të dalë e vërteta në shesh”, – ka përfunduar Gjoza.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh