Gjergj Vyshka 17.05.2016 17:05
Palestra e re e peshëngritjes, apo dhe salla sportive në Parkun Olimpik të Tiranës në ish-kompleksin “Dinamo” duket se do të jetë një paraqitje ndryshe në Kampionatin Evropian për Të Rinj dhe Nën-23-vjeçarët në Tiranë.
“Sepse, – thotë Gjoza, – në shtator ai do të jetë gati, ndërsa disa ditë më parë ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, dhe kryetari i Bashkisë Tiranës, Erjon Veliaj, kanë vizituar parkun olimpik, që është duke ecur me hapa të mëdha.”
“Jo vetëm kaq, por dhe Pallati i Sportit do të jetë në rikonstruksion, – ka vijuar ai. – Megjithatë më 2017-ën, Shqipëria do të jetë me ekip të plotë, ndërsa rikthehet edhe Daniel Godelli. E pretendimi jonë është për ta fituar Evropianin.”