Gjergj Vyshka 05.01.2016 11:35
“Ne kemi vendosur që në harkun kohor të tre muajve të parë të vitit të organizojmë Kupën Mirjan Hakani dhe Ali Lundraxhiu”, – ka zbuluar deklaruar i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza. – Unë kam shumë për të thënë për Mirjan Hakani, sepse kam qenë bashkëkohës me të.”
“Sportist shumë i mirë dhe një figurë e madhe, – ka vijuar kreu i shtangës kuqezi. – Një njeri me zemër të madhe, organizator i zotit. Madje, së bashku me kryesinë e Federatës sonë, kemi vendosur që njërës prej palestrave të peshëngritjes t’i vëmë emrin e Mirjan Hakanit.”
“Sepse janë figura që kanë bërë historinë e shtangës shqiptare. Ndaj do të organizojmë një kupë me emrin e tij dhe të Ali Lundraxhiut brenda tremujorit të parë”, – ka përfunduar Gjoza.