Peshëngritje / Gjoza: Grumbullimi për Evropianin, në Shtërmen

Share Button

Peshengritje-Shtermen-2015

Gjergj Vyshka 05.01.2016 10:05

Shtanga shqiptare, së bashku me kombëtaren e saj që nga 15 janari 2016 do të jetë e grumbulluar në Shtërmen, një komunë që jo vetëm nxjerr peshëngritës nën drejtimin e trajnerit Leonard Toska, por dhe “kampionë” dhe medalistë ndërkombëtarë si Calja. “Ne kemi vendosur që tashmë kombëtarja shqiptare, e përbërë nga 8 meshkuj dhe 4 femra, përgatitjet e saj për Kampionatin Evropian të Të Rriturve në Oslo t’i bëjë në Shtërmen, – ka zbuluar presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza. – Është një palestër në të cilën ne kemi investuar dhe është në kushte komode.”

“E jo vetëm kaq, por është një komunë që e do peshëngritjen, sikurse të gjithë shqiptarët, – vijoi ai. – Pa thënë që gjithçka atje është “bio”. Jo vetëm kaq, por do të bëjmë edhe testet e antidopingut për sportistët tanë. Sepse në Botëror shkuam serbes pasi e dinim që përpara nisjes që si Calja, ashtu dhe Qerimaj, janë të pastër. E them këtë sepse bëmë analizat përpara nisjes, gjë në Botërorin e Kazakistanit nuk e kryem, kur na rrëmbeu dhe euforia. Më duhet të them që më tepër se sa rezultati për mua si president kishte shumë rëndësi negativiteti i analizave të dopingut të sportistëve.”

“Ndaj që nga 15 janari do të jenë të grumbulluar atje dhe do të kryhen dhe analizat antidoping përpara nisjes për në Oslo”, – ka shtuar Gjoza. Rastet e dëmtimit të Ramadanit në Evropianin e Nën-15-vjeçarëve, apo dhe e Lushit në Evropianin e Të Rinjve e kanë detyruar Gjozën që Kombëtares t’i vendosi edhe një staf mjekësor. “Më duhet të them se ekipe të tjera vijnë me staf të madh të përbërë nga fizioterapist, masazhator dhe psikolog”, – ka theksuar kreu i FSHP-së.

“Në këto kushte edhe duke evituar dëmtimet, sepse më duhet të them që Lushin e kemi dërguar unë dhe Sekretari i Përgjithshëm i Federatës, Agron Haxhihyseni në spital e më pas janë bërë kontrollet mjekësore të rëndësishme, skuadra do të ketë mjekun dhe masazhatorin. Qëllimi ynë është të renditemi nga vendi i parë në vendin e tretë në Evropian dhe të kualifikohemi me ekip të plotë në Olimpiadë. Sepse peshëngritja do të vijojë të jetë elitë e sportit shqiptar”, – ka përfunduar Gjoza.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Peshëngritje / Reagon Rilind Hysa, pohon problemet me analizën e tij

Peshëngritje / Reagon Rilind Hysa, pohon problemet me analizën e tij

AlbanianSport.com 23/02/2024 22:35 ASNN – Peshëngritësi i Teutës, Rilind Hysa, ka treguar për RTSH

Peshëngritje / FSHP kërcënon Qerimajn me gjyq me një reagim “maratonë”

Peshëngritje / FSHP kërcënon Qerimajn me gjyq me një reagim “maratonë”

AlbanianSport.com 22/02/2024 17:40 ASNN – Federata e Peshëngritjes replikon me Qerimajn pas akuzave

Tjetër skandal dopingu në peshëngritje, Qerimaj shpërthen ndaj Gjozës

Tjetër skandal dopingu në peshëngritje, Qerimaj shpërthen ndaj Gjozës

AlbanianSport.com 22/02/2024 15:50 ASNN – Erkand Qerimaj akuza ndaj presidentit Elez Gjoza: “Ka fshehur

(Video) Peshëngritja rikthehet me 3 medalje argjendi në Evropianin e Sofjes

(Video) Peshëngritja rikthehet me 3 medalje argjendi në Evropianin e Sofjes

AlbanianSport.com 16/02/2024 23:55 ASNN – Peshëngritje, Shqipëria merr 3 medalje të argjendta.

(Video) Peshëngritje / Nis konkurrimi kuqezi, Briken Calja, i 5-ti në garën e tij

(Video) Peshëngritje / Nis konkurrimi kuqezi, Briken Calja, i 5-ti në garën e tij

AlbanianSport.com 15/02/2024 21:15 ASNN – Briken Calja, i 5-ti në Evropianin e Sofjes. Peshëngritësi

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh