AlbanianSport.com 09.11.2016 18:00
Federata Shqiptare e Peshëngritjes, nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm, Agron Haxhihyseni, ka zbardhur dje emrat e kandidatëve për president dhe anëtarë të kryesisë në zgjedhjet e së shtunës.
Ashtu sikurse është deklaruar dhe më parë në garën për president janë katër, Elez Gjoza, i cili është aktualisht presidenti i Federatës Shqiptare i Peshëngritjes, Ilir Topuzi, Thedhor Masllavica dhe Muharrem Berisha.
Po kështu janë 18 kandidat për 7 vende si anëtarë të kryesisë. E ndërkohë Federata Shqiptare e Peshëngritjes ka qartësuar se klubi shumësportësh Tomori nuk ka dërguar konfirmim as me “e-mail”, postë apo dorazi.
E kësisoj nuk do të përfaqësohet. Në udhëzimin për pjesëmarrjen për asamblenë zgjedhore të peshëngritjes është thënë që klubet sportive të cilat nuk kanë paguar licencimet nuk kanë të drejtë vote.
Të gjithë kandidatët për president, anëtarë kryesie duhet të kenë pasaportën apo kartën e identitetit, Kurrikulumin, Diplomën e noterizuar. Kurse votuesit do të jenë me kartë identiteti.
Ndërkohë në Asamble do të jenë dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar.
Kandidatët për president të
Federatës Shqiptare të Peshëngritjes:
1) Elez Gjoza
2) Ilirian Topuzi
3) Theodhor Masllavica
4) Muharrem Berisha
Kandidatët për anëtarë të Komitetit Drejtues
të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes:
1) Asim Belinova
2) Klodian Rrjepaj
3) Nesim Hodaj
4) Endri Karina
5) Baftjar Abazi
6) Mikel Lundraxhiu
7) Erion Cuku
8) Klaus Toska
9) Adnand Halili
10) Namik Gjyla
11) Spiro Barka
12) Nesim Hodo
13) Ilir Topuzi
14) Sami Pulaku
15) Artjon Çaushllari
16) Agron Gjoka
17) Kreshnik Leka
18) Artur Qordja