Peshëngritje / FSHP kërcënon Qerimajn me gjyq me një reagim “maratonë”

Share Button

AlbanianSport.com 22/02/2024 17:40

ASNN – Federata e Peshëngritjes replikon me Qerimajn pas akuzave për doping dhe përvetësim fondesh nga presidenti Gjoza. Pas akuzave që shtangisti shkodran Erkand Qerimaj ngriti sot se një sportist ka dalë pozitiv me doping, por kjo gjë është mbajtur e fshehtë nga Federata e Peshëngritjes, ka ardhur replika e kësaj të fundit: “Ka ndodhur një disinformim publik nga ana e një prej sportistëve tanë, z. Erkand Qerimaj. Ai shprehet se ka ndodhur një rast në sportin tonë, pozitiv me DOPING dhe pretendimi i tij është se Federata e ka mbajtur të fshehur me motivacionin për mbrojtjen e Federatës dhe presidentit.”

“Ky eshte nje pretendim absolutisht i pavërtetë dhe disinformues. Në FSHP nuk ka asnjë njoftim që një prej sportistëve tanë të jetë kapur pozitiv me DOPING dhe Federata ta ketë fshehur këtë rast”, – vijon reagimi. Më tej, duke postuar edhe përgjigjen e shkresës së testeve më të fundit antidoping, FSHP sqaron: “Përkundrazi, Federata ka një bisedë zyrtare nëpërmjet email me OKAD (Organizata Kombëtare Antidoping), të cilës i drejtohemi dhe interesohemi nëse nga testimet e fundit, mbajtur më  13.01.2024, me propozimin e Federatës për testimin e 6 sportistëve pretendentë në Kampionatin Kombëtar për të rritur është ndonjë sportist i dyshuar pozitiv.”

“OKAD përgjigjet se sportistët e testuar mund të gjejnë rezultatet e testimeve në llogarinë e tyre në sistemin ADAMS”, – shkruan Federata, që në fakt nuk ka publikuar asnjë analizë të sportistëve, ndërsa shkresa e OKAD-it është thjesht kthim përgjigje procedurë, duke mos i mohuar ndërkohë akuzajt e shkodranit. Një tjetër akuzë e Qerimajt është ajo e përvetësimit të fondeve nga ana e presidentit Elez Gjoza. Për këtë çështje, Federata poston në mënyrë të çuditshme dhe të panevojshme faturat e akomodimit dhe pretendon të sqarojë.

“Një pretendim qesharak dhe i shpifur, – ironizon FSHP-ja. – Grumbullimi i bërë për Evropianin në Sofie dhe fatura e këtij aktiviteti është mundësuar nga njohjet personale të presidentit me një hotel, nëpërmjet një kontrate shërbimi me të drejtë kthim pagese me ardhjen e fondit. Dhe, nëse Federata do të priste dhe do të vepronte në momentin që do të vinte fondi grand asnjë sportist nuk do grumbullohej dhe asnjë sportist nuk do të ishte pjesëmarrës në këtë kampionat kaq të rëndësishëm”. Më tej, FSHP shkruan: “Presidenti jo vetëm që nuk ka përvetësuar fonde nga Federata (gjë lehtësisht e verifikueshme) por ka ndihmuar financiarisht Federatën me njohjet e tij personale.”

Më pas vijojnë një sërë sqarimesh që përqendrohen tek lidhjet miqësore të Gjozës me biznesin dhe homologët: “Mundësimi i financimit nga biznese të ndryshme në momentet që Federata nuk ka marrë fondin grand apo ky fond është shpenzuar me të drejtë kthim fondesh kur Federata të ketë mundësinë ekonomike. Aktiviteti i mbajtur në Katar, në dhjetor 2023, periudhë që Federata ka qenë pa fonde, akomodimi i grupit të sportistëve dhe trajnerëve shqiptarë, ushqimi, taksa e pjesëmarrjes dhe transporti i brendshëm që mbulon marrësi i aktivitetit në Katar ka qenë e sponsorizuar nga presidenti i Federatës së Katarit prej lidhjeve të ngushta me presidentin e Federatës sonë.”

“Biletat e avionit për në aktivitetin e Katarit janë mundësuar nga njohjet personale të presidentit me të drejtë pagese në momentin që do të vinte fondi grand gjë e cila nëse nuk do të realizohej asnjë sportist nuk do të ishte pjesëmarrës në këtë aktivitet, – vijon reagimi i Federatës. – Aktiviteti i këtij viti që do të mbahet në Bahrein, në muajin dhjetor 2024, do të jetë gjithashtu një event në të cilin akomodimi, ushqimi, taksa e pjesëmarrjes dhe transporti i brendshëm do të sponsorizohet nga presidenti i Federatës së Bahrein, prejt lidhjeve të miqësore me presidentin e Federatës tonë.”

“I themi z. Qerimaj që presidenti absolutisht me fondin e tij personal ka të drejtë të marrë me vete këdo familjar të tij pa iu detyruar një shpjegim askujt”, – thekson deklarata, duke bërë në fakt një autogol me fjalët e veta. Ndërkaq, reagimi i gjatë dhe i hapur e Federatës së Peshëngritjes vijon, duke aluduar  se akuzat e shkodranit vijnë pas rezultateve të eventit të fundit në Bullgari: “Sigurisht që çdo veprim apo reagim e ka një shkak nga se vjen. Shkaku i këtij postimi është gara e fundit në Sofie të Bullgarisë. Shkak i këtij postimi vjen si pasojë e arritjes të “rrëmbimit” të dy medaljeve nga sportisti Kristi Ramadani dhe mbështetja e sportistëve të rinj nga Federata.”

“Ne, si çdo Federatë tjetër, do të mbështesim sportistët e rinj, çdo individ që ka të ardhme në këtë sport dhe nuk do të investojë kurrë në marrjen e talentëve të huaj, nga shtetet e tjera. Mendojmë dhe besojmë se Shqipëria jonë e vogël ka shumë mundësi të nxjerrë plot talente të reja”, – thotë FSHP-ja, që më tej hidhet në kundërsulm dhe akuzon shtangistin shkodran si nismëtar të një incidenti me presidentin Elez Gjoza një ditë më parë: “Federata do të mbështesë çdo sportist të ri dhe do të investoje tek ata me çfarëdo lloj kostoje apo shpifjeje që vijnë nga këta individë. Shkak i ketij postimi ka qenë Erkand Qerimaj, i cili mori vesh ditën e djeshme se Federata s’do ta ndalojë kurrë nismën e saj per promovimin, sponsorizimin dhe mbështetjen e brezit te ri.”

“Dje, z. Qerimaj donte të ishte iniciator i një incidenti me presidentin në një mjedis publik, incident i cili u shmang nga presidenti, pasi roli i këtij të fundit është bashkëpunues dhe jo përçarës, – vijon deklarata që më pas shndërrohet në trajtë rrëfimi të gjuhës së përditshme. – Ky incident donte të iniciohej nga Qerimaj pasi i është drejtuar Presidentit: Pse po mbështet të rinjtë kot pa motiviacion si Kofsha, Rrasa, Mullisi dhe specifikisht Kristi Ramadani dhe po na harxhon fondin kur mund të na e japësh ne të rriturve?”.”

“Përgjigjja e presidentit ishte: Erkand mos fol kështu sepse Kofsha në Meksikë u shpall kampion bote, Rrasa, Mullisi dhe Carja janë sportistë me shumë perspektivë, të cilët renditen në 5-7 vendet e para në Evropë dhe botë, ndërsa Kristi Ramadani ishte sportisti që të mundi ty me 6 kg në dygarësh në Sofie. Fjalia e fundit ishte ajo çka e irritoi me shumë Qerimajn dhe nga nervat donte të krijonte një incident i cili u shmang me kujdes. I themi z.Qerimaj se Federata do të vazhdojë ashtu siç ka bërë 3 vitet e fundit dhe do ta çojë deri në fund këtë nismë: Do të mbështesë brezin e ri dhe do të krijojmë një zëvendësim brezash.”

“Federata dhe presidenti nuk tremben nga askush dhe asgjë sepse çdo gjë është e pastër si Kristal”, – thuhet më tej në deklaratë. Në fund, FSHP-ja ngre disa pyetje për Qerimajn dhe deklaron se do ta ndjekë çështjen në rrugë ligjore: “Meqë z.Qerimaj pretendon këto akuza për presidentin pse kërkon çdo ditë të konsumojë kafën e mëngjesit me të? Pse kërkon presidentin për dreka me të dhe trajnerin e tij për këshillime si do të jetë vazhdueshmëria e tij? Pse z.Qerimaj dhe zonja e tij e nderuar i kanë bërë dhuratë zonjës së presidentit në aktivitetet e fundit? Çdo akuzë e Qerimajt vjen si pasojë e fjalisë të thënë nga Presidenti: Ramadani, i riu të cilin ti mendon se unë bëj gabim që e mbështes, të mundi në garën e fundit me 6kg diferencë dhe arriti të marrë 2 medalje argjendi.”

“Problemi i z.Qerimaj është se mendon se nuk ka asnjë sportist mbi të por e ka gabim. Për Federatën çdo sportist është i njëjtë si gjithë të tjerët. Qerimaj kërkon që të marrë në mënyrë të padrejte fonde të pamerituara. Absolutisht që ne nuk do lejojmë askënd që të përfitoje pa të drejtë. I bëjmë thirrje Erkandit që në nuk trembemi siç të i bën presion trajnerëve se do t’i ndërrosh si trajnerë, për të marrë shpërblimet e tyre në momentin që ti fiton medalje si trajneri Zef Kovaçi, Sokol Bishanaku apo Dritan Shpata. Për çdo akuzë të Qerimajt, ne njoftojmë se do t’i drejtohemi gjykatës dhe organeve kompetente për shpifje, disinformim publik dhe prishje imazhi”, – përfundon deklarata e FSHP-së, që në fakt, më tepër sesa sqaron, ngre edhe më shumë pikëpyetje.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh