Peshëngritje / FSHP këmbëngul: Presim testin B të Godellit dhe Pulakut

Share Button

Peshengritje-Gjoza-Kulla-konference

AlbanianSport.com 02.02.2015 16:15

ASNN – Përkundër asaj që pritet dhe besohet, Federata Shqiptare e Peshëngritjes ka këmbëngulur se përgjigjja e testit B për 2 peshëngritësit e tjerë, Hysen Pulaku dhe Daniel Godelli, ende nuk ka ardhur dhe do të publikohet vetëm kur të vijë në mënyrë të detajuar.

“Ne nuk u kemi fshehur mediave, në mënyrë absolute, por nuk kemi ende një përgjigje të testit B të Hysen Pulakut dhe Daniel Godellit, – ka pretenduar president i FSHP-së, Elez Gjoza. – Duhet kjo broshurë prej 75 fletësh, e cila është e mbushur me detaje për çdo, dhe që i përket Romela Begajt.”

“Në momentin që do t’i kemi siç kemi edhe këtë, atëherë do t’i publikojmë”, – shtoi zv/presidenti i FSHP-së, Ilir Kulla. Madje Gjoza ka deklaruar se do të hedhë në gjyq Federatën Botërore të Peshëngritjes, e cila ka shkelur të gjitha rregullat në lidhje me kampionin e botës, Daniel Godelli.

“Përgjigjja e testit A të Daniel Godellit na ka ardhur neve në Federatë pas 28 ditësh, kur rregulli është brenda 21 ditëve, – theksoi ai. – Ne do t’i hedhim në gjyq, se përse vjen një përgjigje 7 ditë pas rregullit. Absolutisht që ne do t’i shkojmë deri në fund kësaj historie, për të nxjerrë të vërtetën.”

Presidenti Gjoza u ka dhënë fund dyshimeve dhe thashethemeve për një pezullim apo përjashtim të Federatës sonë nga veprimtaritë ndërkombëtare. Madje, Gjoza thekson se medaljet do të vazhdojnë të vijnë në Shqipëri, ashtu si më parë, duke thënë: “Federata e Peshëngritjes nuk është dënuar momentalisht dhe ju garantoj se nuk do të dënohet.”

“Ne do të marrim pjesë në Evropian, absolutisht në Olimpiadë, por edhe në Botëror. Dhe përsëri do të vijmë me medalje nga këto veprimtari”,- deklaroi presidenti i FSHP-së. Pezullimi i këtyre 3 sportistëve pritet të vazhdojë të paktën deri në maj, kur të dalin para panelit të dëgjimit, dhe i vetmi peshëngritës elitar nga i cili mund të presim medalje mbetet Erkand Qerimaj.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh