Nga Gjergj Vyshka 05.12.2016 12:55
Peshëngritësi shkodran, Emanuel Lushi, nuk është shfaqur mirë në stilin e shkëputjes, teksa i ka rrëzuar të tria provat e tij, kurse vetëm në shtytje është renditur, por pa u klasifikuar në dygarësh. Është për të ardhur keq, por në të kundërt të kërkesës së medias për të marrë informacion askush nga Federata Shqiptare e Peshëngritjes nuk është përgjigjur.
Jemi në kushtet kur as Federata Evropiane e Peshëngritjes nuk ka pasur një pasqyrim direkt të garës. Dhe për ironi të fatit as presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, e as presidenti i nderit Gudar Beqiraj nuk i janë përgjigjur mesazheve telefonike qoftë dhe për një informacion të thjeshtë. Sikundër ka ndodhur me sekretarin e përgjithshëm, Agron Haxhihyseni, të cilët në raste të tjera do të kishin shkundur të gjitha telefonat për të dhënë lajmin e mirë.
Në sport ka dhe dështime, gjë për Emanuel Lushin ka ardhur për arsye shëndetësore e nuk kemi pse të skuqemi e të mërzitemi kur na ndodhin gjëra të tilla. Ndaj duhet të jenë më të hapur me mediet, sepse e theksojmë dhe një herë, jemi në kushtet kur informacionet në Federatën Evropiane të Peshëngritjes janë hedhur me vonesë. Megjithatë ndodh dhe kështu…