Gjergj Vyshka 22.04.2016 15:25
Paraqitja e Shqipërisë në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes, atje ku Brahja u rendit e 8-ta, Avdiraj i 12-ti, Veli e 5-ta, Calja dhe Qerimaj, pa klasifikim në dygarësh, Shoraj i 8-ti, Karina i 12-ti dhe Sula i 14-ti, ka qenë pjesë e analizës së kryesisë së Federatës Shqiptare të Shtangës.
Mbledhja është drejtuar nga Presidenti Elez Gjoza, ndërsa kanë qenë edhe anëtarët e kryesisë së Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, si Asim Belinova, Hysen Cenaj e disa anëtarë të tjerë. Pa harruar këtu prezencën e trajnerëve Zef Kovaçi e Leonard Toska, si dhe të sportistëve.
Në një farë mënyre ka pasur dhe një deklaratë për dorëheqje nga trajneri i kombëtares i Leonard Toskës, por që më pas është mohuar nga Sekretari i Përgjithshëm i FSHP-së, Agron Haxhihyseni, që më pas ka pohuar se ka qenë një analizë normale dhe me angazhimin për të bërë më mirë në aktivitetet e tjera ndërkombëtare.