AlbanianSport.com 12.03.2016 18:45
ASNN – Peshëngritja shqiptare duket se e ka gjetur pasardhësen e Romela Begajt dhe Fetije Kasës dhe ajo është Evangjeli Veli, e cila premton medalje në Evropian. Në Kupën e Shqipërisë ajo ka thyer dy herë rekordin e Fetije Kasës në stilin e shkëputjes së peshës trupore deri në 53 kg, duke e bërë këtë pikërisht para syve të vetë ish-rekordmenes, në gjurmët e së cilës ajo shpreson të ecë.
Ajo ka ikur që në moshën 5-vjeçare nga Saranda dhe, përtej shqipes së saj me sforco, Evangjeli Veli është kthyer në atdhe, për t’u shndërruar shpejt në shpresën e peshëngritjes shqiptare të femrave. Në Kupën e Shqipërisë ajo ka thyer dy herë rekordin e Fetije Kasës në stilin e shkëputjes së peshës trupore deri në 53 kg, fillimisht me 83 dhe, pastaj, me 86 kg.
Peshët e ngritura në Kupën e Shqipërisë premtojnë medalje në Evropian dhe Evangjelia është optimiste. Veli u shpall edhe sportistja më e mirë e Kupës së Shqipërisë në peshëngritje për të rritur.