Gjergj Vyshka 05.03.2016 14:15
Evangjeli Veli ka bërë “bujë” dje tek gara e femrave. Jo vetëm për shifrat e ngritura, ndërsa është në 86 kilogram në shkëputje dhe 105 kilogram në shtytje, por sepse ka thyer dy rekorde kombëtare.
Dy rekorde kombëtare në stilin e shkëputjes të peshës 53 kg, që në fakt prej dhjetë vjetësh i kishte zënë pluhuri. E kjo që nga koha që Fetije Kasaj e kishte përmirësuar atë në Botërorin e të rinjve, teksa kishte ngritur 82 kg.
Por Veli, konsideruar jo vetëm si talent i peshëngritjes shqiptare për femra, por dhe si një pretendente për medalje, dje e ka përmirësuar dy herë atë rekord. Fillimisht 83 kilogram dhe më pas 86 kg.
Dhe në një garë që ka arritur të mund dhe veteranen e shtangës për femra, Shqiponja Brahja, e cila 43 vjeç vijon të ngjitet në pedanë. Ndërkohë për femra kanë spikatur dhe emrat e Ana Jovanit, Besjana Konit, Manjola Karajt dhe Besrada Kollozit.
Kupa e Shqipërisë në Peshëngritje
Rezultatet teknike:
Femra Shkëp Shtyt Dygarësh
Pesha 48 kg Ana Jovani (Skënderbeu) 55 kg 65 kg 120 kg
Pesha 53 kg Evangjeli Veli (Partizani) 86 kg 105 kg 191 kg
Pesha 58 kg Besjana Koni (Tirana) 40 kg 49 kg 89 kg
Pesha 75 kg Manjola Karaj (Partizani) 55 kg 65 kg 120 kg
Pesha +75 kg Besarda Kollozi (Tirana) 62 kg 70 kg 132 kg
Si ekip: Tirana 272 pikë
Sportistja më e mirë: Evangjeli Veli (Partizani) 288.1 pikë
Meshkuj
Pesha 56 kg Roald Kuqja (Shtërmeni) 72 kg 90 kg 162 kg
Pesha 62 kg Romario Avdiraj (Tirana) 110 kg 135 kg 245 kg
Pesha 69 kg Edison Nelaj (Tirana) 120 kg 147 kg 267 kg
Pesha 77 kg Briken Calja (Shtërmeni) 147 kg 185 kg 332 kg
Pesha 85 kg Erkand Qerimaj (Vllaznia) 157 kg 195 kg 352 kg
Pesha 94 kg Endri Karina (Elbasani) 162 kg 190 kg 352 kg
Pesha 105 kg Aleks Kaçani (Skënderbeu) 135 kg 165 kg 300 kg
Pesha +105 kg Edison Elmazi (Flamurtari) 151 kg 175 kg 326 kg
Si ekip: Tirana 532 pikë
Sportisti më i mirë: Erkand Qerimaj (Vllaznia) 434.01 pikë