Gjergj Vyshka 06.10.2016 13:25
Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza,e ka mbajtur fjalën për zhvillimin e një Memoriali kushtuar ish-peshëngritësit të Tiranës dhe ekipit kombëtar, Mirjan Hakani, i ndarë nga jeta dhjetorin e kaluar. Në këtë memorial, që tanimë do të jetë i përvitshëm, kanë marrë pjesë të gjitha klubet sportive dhe shoqata kombëtare anëtare të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes.
Më konkretisht, kanë qenë të pranishëm mbi 46 peshëngritës meshkuj dhe dy femra. E në fund, mbi bazën e koeficientit të sinklaritetit, më i miri ka dalë Ermal Tabaku i Tiranës që në dygarësh ngriti 325 kg, kurse në pikë ishte 384. Në vendin ishte Sopot Sula me 330 kg në dygarësh dhe 376.99 pikë, kurse në vendin e tretë Kristi Ramadani me 231 kg në dygarësh dhe 310.75 pikë.
Madje ky është shpallur më i miri dhe për të rinjtë, ndërsa sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes ky Memorial ishte, në njëfarë mënyre, edhe kualifikues për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian të Të Rinjve dhe Nën-23-vjeçarët, që mbahet në Izrael. Në ceremoninë e dhënies së diplomave ishin të pranishëm dhe familjarë të kampionit të madh.
Ndërsa presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, e ka cilësuar Mirjan Hakanin simbolin e kohës dhe lajtmotivi i rezultateve të tij ishte i pranishëm në të gjitha mjediset ku bëhej peshëngritje. Ndërkohë, bashkëshortja e Mirian Hakanit, Lina, u ka uruar pjesëmarrësve që të vazhdojnë ëndrrën e tij në peshëngritje. Nuk ka munguar as përshëndetja e presidentit të nderit të peshëngritjes shqiptare, Gudar Beqiraj.