Gjergj Vyshka 10.02.2016 13:50
Erkand Qerimaj dhe trajneri i tij Zef Kovaçi kanë vendosur që përgatitjet e tyre për Kampionatin Evropian të Oslos, që do të mbahet në Norvegji, nga data 10, deri më 16 prill 2016, t’i zhvillojnë në Tiranë.
E, për rrjedhojë, dje sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Agron Haxhihyseni, së bashku me financieren Loreta Pirra (Metaj) kanë qenë në bisedë me restorantin “Viking” në Tiranë.
Mes palëve është arritur kontrata e bashkëpunimit për trajtimin ushqimor të peshëngritësit dhe trajnerit në prag të kësaj veprimtarie madhore, vendimtare për pjesëmarrjen në Olimpiadën e Rios.
Të dy kanë vendosur të qëndrojnë në Tiranë për përgatitje, sikurse kanë bërë edhe përpara Botërorit të Kazakistanit, ndërsa ishin për përgatitje në Bjeshkët e Kosovës. E sakaq pjesë tjetër e kombëtares vijon përgatitjen në Shtërmen…