Peshëngritje / Erkand Qerimaj tërhiqet nga garimi, pa medalje në Evropian

Share Button

Peshengritje-Evropiani-2016-Qerimaj-tabela

Gjergj Vyshka 13.04.2016 23:55

Shqipëria e peshëngritjes ka dështuar totalisht në Kampionatin Evropian të të rriturve në Fjorde të Norvegjisë, që ishte dhe kualifikues për në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”. Ishte shansi i fundit dhe si i tillë me një përgatitje gati dymujore jo vetëm në Shtërmen, por dhe në Tiranë, Shqipëria pretendonte. Por si asnjëherë tjetër, tanët kanë dështuar.

Pas Evangjeli Velit, e cila zuri vendin e pestë në dygarësh në peshën 53 kg për femra, dhe pas Briken Caljes, i cili nuk realizoi asnjë provë në stilin e shtytjes në peshën 69 kg, një fat i tillë i ka qëlluar shkodranit Erkand Qerimaj. Sigurisht që e ka pasur të vështirë përballë dy armenëve Karapetian dhe Martirosian, të cilën në shkëputje e kanë nisur me 160 kg dhe 165 kg, apo dhe përballë polakut Zarmiak, i cili e filloi garën me 154 kg.

Por gjithsesi mund të ishte në katërshe nëse nuk do të kishte pasur probleme. Nuk ka mundur të realizojë dy herë peshën 153 kg e më pas 154 kg dhe kësisoj nuk është klasifikuar në dygarësh. Parë kështu është tërhequr nga konkurrimi i tij në stilin e shtytjes, sepse edhe po të merrte medalje do të ishte thjesht individuale, por që nuk do të ngrinte peshë në atë që kishte si qëllim peshëngritja shqiptare.

 

Kampionati Evropian i Peshëngritjes

Për Të Rritur & Të Rritura

Norvegji 2016

 

Rezultatet teknike të peshës 77 kg

 

Shkëputje

1)         Andranik Karapetian (Armeni)      170 kg

2)         Tigran Martirosian (Armeni)           160 kg

3)         Dumitru Kaptari (Rumani)              156 kg

ERKAND QERIMAJ (SHQIPËRI)             ———-

 

Shtytje

1)         Andranik Karapetian (Armeni)      197 kg

2)         Tigran Martirosian (Armeni)                       192 kg

3)         Dumitru Kaptari (Rumani)              192 kg

ERKAND QERIMAJ (SHQIPËRI)             ———-

 

Dygarësh

1)         Andranik Karapetian (Armeni)      367 kg

2)         Tigran Martirosian (Armeni)           352 kg

3)         Dumitru Kaptari (Rumani)              348 kg

ERKAND QERIMAJ (SHQIPËRI) ———-

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh