Gjergj Vyshka 19.01.2017 08:45
Akuza e peshëngritësit shkodran për të parin e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes: Trajtimet tona ushqimore i shfrytëzoni për shëtitje. Erkand Qerimaj, peshëngritësi shkodran me shumë medaljen ndërkombëtare, teksa më 2014-ën është shpallur dhe Kampion Evrope në Izrael, tashmë nuk e ka më luftën e tij vetëm me shefin e klubit shumësportësh Vllaznia, Mark Kroqi. E kjo për shkak të kushteve mizerrabël në të cilën stërvitet peshëngritja e Vllaznisë.
Por ka shkuar dhe më tej, sepse është ballë për ballë me presidentin e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, të cilin e ka quajtur gënjeshtar për gjithçka që ka thënë në një medie sportive në lidhje me këtë sportist. Madje ka shkuar deri aty në statusin e tij në “Facebook” Erkand Qerimaj sa që e ka cilësuar abuzues presidentin e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjozën, që me paratë e trajtimeve ushqimore të sportistëve shëtit botën.
Për transparencë, edhe sepse fjala e Qerimajt ngjit tek të gjithë për të vërtetat që lidhen me peshëngritjen shqiptare, AlbanianSport.com po e boton të plotë statusin e tij në “Facebook”. Ajo që mbetet të thuhet jo vetëm për shkak të debatit me Qerimajn, por dhe me atë që u krijua me Sopot Sulën, në këtë fillimviti 2017 pozicioni i presidentit të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, është lëkundur.