Gjergj Vyshka 06.10.2015 07:05
Kampionatin Evropian i Të Rinjve dhe Nën-23-vjeçarëve në peshëngritje, që është duke u zhvilluar në Klaipedia të Lituanisë, nuk ka dhënë atë që pritej për Shqipërinë.
Kjo sepse Emanuel Lushi, i cili konkurroi në kategorinë e peshës trupore deri në 62 kg, ka arritur të klasifikohet vetëm në shkëputje.
Pasi ka ngritur 112 kg në provën e parë, nuk ka realizuar dot 116 në të dytën dhe as 117 kg në të tretën.
E përfundimisht është i 7-ti në shkëputje. Në shtytje nuk ka marrë pjesë për rrjedhojë nuk është klasifikuar në dygarësh. Tashmë pritet Hoxha dhe Shoraj.